A ju ‘fal’ ministria e Arsimit profesioneve alternative? Kushi: Ishte e nevojshme, për të plotësuar të gjitha profilet

13 Mars 2023, 13:53| Përditesimi: 13 Mars 2023, 14:33

  • Share

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shprehur se zgjerimi i mundësive për aplikimin e mësuesve nuk është në funksion të cenimit të procesit të mësimdhënies, përkundrazi shërben pikërisht për këtë gjë. Mundësitë e reja janë në funksion të plotësimit të profileve të ndryshme që kryesisht në gjimnaze nuk arrihen të plotësohet.

“Nuk kam firmosur që mësues të behët dikush që s’ka mbaruar mësues. Kjo ka qenë e vonshëm se disa lëndë jepeshin nga mësues të profilit tjetër. Ne e pamë të arsyeshme që mësuesit të IT dhe ekonomisë, e pamë të nevojshëm për të plotësuar të gjitha nevojat. Por dhe për t’u dhënë mundësinë atyre që kanë dashur ta vënë në një funksion tjetër në mësimdhënie. Por në asnjë moment kjo nuk ka cenuar procesin e mësimdhënies.”- thotë Kushi.

Më tej, Kushi u ndal edhe te risia e këtij viti. Ministrja tha se shumë shpejt do të ketë shkolla artistike në të gjithë vendin. Gjithashtu, ajo u shpreh se do në bashki do të ketë një “trup” të posaçëm mësuesish të gatshëm gjithnjë si zëvendësues. Kjo do të kursejë shumë kohë tha ministrja.

Ne do të hapim klasa të arsimit të orientuar dhe në shkollat klasike. Nga ana tjetër shkollat e orientuara do i kthejmë në shkolla kombëtare. Për t’i kthyer atë shkëlqimin e dikurshëm duke i dhënë më shumë autonomi. Do e nisim me Jordan Misjan por edhe në shkollat e ndryshme të vendit. Në çdo bashki të vendit do të kemi një strukturë të mësuesve, për shkak se nëse një mësues mungon do pak kohë për zëvendësues. Pra ne do të kemi këtë për mësues që janë në dispozicion. Do punësohen nëpërmjet portalit.

Nga shtatori i vitit 2023 të diplomuarit në një fushë të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësuesisë, si inxhinieri, ekonomi, arte, gjuhësi, përkthim, etj. do të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e mësuesit.


Lajmi kryesor:

Projektiligji/ Ibrahimaj: Punëdhënësit me numër të lartë punonjësish duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ndryshe paguajnë te Fondi i Punësimit


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?