Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe bashkëshortja Melania

Bota

A ka bërë Melania ndërhyrje kirurgjikale? Përgjigjen e jep Trump

26 Qershor 2018, 21:50| Përditesimi: 26 Qershor 2018, 21:54

  • Share

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në një vizitë në Karolinën e Jugut iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ndërhyrjet kirurgjikale të përfolura të bashkëshortes së tij, Melania Trump.

Fillimisht Trump është pyetur për shëndetin e Melanias, e më pas për ndërhyrjet e mundshme estetike të saj.

Trump e ka mohuar kategorikisht diçka të tillë. Ai ka thënë se nëse Melania do kishte bërë ndërhyrje estetike atëherë do ishte marrë vesh, raporton The Hill. 

“Jo. Nëse do të kishte bërë do ta kishit marrë vesh. Diçka e tillë nuk mund të fshihet për një kohë të gjatë.”-ka thënë Presidenti.

Më tej shtoi:

“Gazetarët thanë se ajo më la dhe iku në New York. Asgjë nga ato që mediat kanë thënë s’ka ndodhur. Ajo është private, s’ka dëshirë të flasë për gjërat”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?