Ashtu sikurse kishte paralajmëruar presidenti Vladimir Putin, Moska nuk e ka vonuar kundërpërgjigjen ndaj sulmeve të fundit të inteligjencës ukrainase të quajtur operacioni ‘Rrjeta e merimangës’ dhe atë në urën e Krimesë.
Breshëritë e 40 raketave ruse dhe 407 dronë u lëshuan në disa qytete ukrainase, përfshirë kryeqytetin, Kievin duke vrarë 3 punonjës të emergjencave dhe plagosur 49 qytetarë.
Raketat dhe dronë goditën kryeqytetin ukrainas, duke shkaktuar zjarre në ndërtesat e banimit dhe duke detyruar sistemin lokal të metrosë të mbyllet. Më shumë se 2000 familje mbetën pa energji. Dhjetëra mijëra civilë në kryeqytet kaluan disa orë të shqetësuara në strehimore nëntokësore.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kishin kryer sulmin ndaj objektivave ushtarake dhe atyre të lidhura me ushtrinë në përgjigje të asaj që e quajti "akte terroriste" të Ukrainës kundër Rusisë.
Pas sulmit rus, Presidenti Zelensky i bëri thirrje aleatëve perëndimorë të shtojnë presionin ndaj Rusisë dhe të veprojnë me vendosshmëri për të ndaluar luftën.
"Rusia duhet të përgjigjet. Tani është koha që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të veprojnë me vendosmëri për të ndaluar luftën. Ata që nuk ushtrojnë presion të mjaftueshëm janë bashkëfajtor në agresionin e Moskës", shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X.
Një ditë më parë, pas një bisede telefonike me Putin, presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi këtë konflikt si dy fëmijë që zihen si të çmendur në një park lojërash. Madje ai veçoi se mund të jetë më mirë t’i lëmë Ukrainën dhe Rusinë ‘të luftojnë për një kohë’ sesa të synojmë paqen menjëherë.
"Sulmi masiv i nisur nga Moska paralajmërohet se do të vijojë sepse "Për Rusinë, është një çështje ekzistenciale", u përgjigj Moska.
Komente
