A ka në dorë materiale kërcënuese për Edi Ramën?! Përgjigjet Saimir Tahiri

21 Shtator 2019, 11:56| Përditesimi: 21 Shtator 2019, 13:10

  • Share

I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës se ish-ministri i kishte bërë presion kryeministrit Edi Rama, dhe ky i fundit më tej gjykatë, me argumentin se ka në dorë të dhëna që mund të kërcënojë mazhorancën, Saimir Tahiri u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë

"Më pyesni mua të them a janë të vërteta akuzat e opozitës kur mund të pyesni ata të vërtetojnë akuzën e tyre. Është fyese të mendoni që kërcënokam njerëzit me materiale. A thua se unë në katër vjet ministër kam punuar për t'ia futur të tjerëve. Unë në 4 vjet kam bërë detyrën dhe nuk hyj tek njerëzit që mbaj letra në xhep për të kërcënuar këdo. Është fyese për mua të mendoni që po e çaj rrugën time drejt të vërtetës duke kërcënuar njerëz lart e poshtë. Jo, kam vetëm të vërtetën time, asgjë tjetër. Është fyese dhe për ata që mendoni se kërcënoj unë. E di pse? Se duket sikur ju realisht mendoni që ata kanë diçka që të mund të kërcënohen. Duket sikur ju realisht mendoni se ata e kanë bërë kaq baltë sa mund të kërcënohen prej meje dhe kujto. E kane bërë kaq baltë sa të jenë të kërcënueshëm? Ju e nënkuptoni në pyetjen që bëni. Unë nuk e di kështu. Unë mendoj që herë tjetër kur të dëgjoni deklaratat e opozitës kërkoni t'i verifikojnë ata, jo unë. E thonë se e kanë bërë vet. E dini ju mirë shantazhin që i kanë bërë gjyqtarëve e prokurorëve. E kanë bërë vet prandaj mendojnë që e bëj edhe unë. Kësaj rrugë i shkoj vetëm me drejtësinë time para. Vetëm kaq", tha ish-ministri i Punëve të Brendshme.


Lajmi kryesor:

Tahiri: Reagimi i SHBA, presion ndaj gjyqtarëve! Drejtësi jo e plotë...Nuk mbaj letra kërcënuese ne xhep (VIDEO)


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?