Ilir Meta dhe Sali Berisha

Politikë

'A ka një krisje me Ilir Metën?' Berisha: Çdo forcë politike bën zgjedhjet e veta

31 Maj, 15:37| Përditesimi: 31 Maj, 16:06

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur ditën e sotme nga gazetarët nëse ka një krisje mes tij dhe kreut të PL-së Ilir Meta, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do dalë me siglën e tij.

Në përgjigje gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se ‘për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet’.

“Ilir Meta është një i burgosur politik. ASHM ishte një aleancë për zgjedhjet e 11 majit. Ilir Meta është një i burgosur politik. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore ai është një i burgosur politike. Ky është mendimi ynë. Pastaj për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet. Kjo aleancë vetëkuptohet që ishte një aleancë për këto zgjedhje.“-u shpreh Berisha.

Nga ana tjetër pak ditë më parë, Ilir Meta tha në një deklaratë për mediat se tashmë, pas rikthimit të vulës së PD-së në duart e palës zyrtare, PL do të garojë më vete në zgjedhjet vendore që priten në disa bashki.

“Do të garojmë me siglën tonë në të gjitha Këshillat Bashkiakë,” -tha Meta, duke nënvizuar fillimin e një etape të re për partinë e tij.


Lajmi kryesor:

Berisha kundër kandidatëve të tij që kërkuan rinumërim: Zgjodhën rrugën e gabuar, anëtarët e KAS zbatuan ligjin


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?