Politikë

'A ka një ndjesë për shqiptarët në Britani?' / Starmer: Fakti që jam këtu kjo tregon shumë! Rama: Ata që na denigruan dolën nga parlamenti britanik, i zuri mallkimi shqiptarëve

15 Maj, 13:31| Përditesimi: 15 Maj, 13:49

  • Share

 

Kryeministri britanik Keir Starmer është pyetur nga gazetarët shqiptarë nëse do të kërkonte një ndjesë për denigrimin që përfaqësues të qeverive britanike i kanë bërë shqiptarëve pas valës së emigrantëve të paligjshëm.

Nga ana tjetër Rama ka thënë se ata që folën kundër, i zuri mallkimi shqiptarëve dhe i la jashtë parlamentit.

Starmer: Fakti që unë, kryeministri i parë britanik që vij në Tiranë në këtë takim dy palësh, duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën sesi ka krijuar një lloj force marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministra të mëparshëm të qeverive britanike, por qasja jonë nuk është ajo diplomacia me megafon. Unë nuk dua të bërtas për problemet, po thjesht dua të përvesh mëngët edhe të jem shumë pragmatist dhe t’i zgjidh këto çështje dhe këtë e kemi treguar dhe dëshmuar tashmë. Kjo ka qenë një mënyrë efektive që nga modeli i trafikimit të paligjshëm dhe deri tek bashkëpunimit ushtarak.

Rama: Duhet të jemi të drejtë, nuk është se ka pasur ndonjë kryeministër britanik që ka ofenduar apo ka treguar me gisht shqiptarët. Kanë qenë disa individë të tjerë që e kanë bërë. Megjithatë, ky nuk është justifikim se ata ishin zgjedhur me votë. Megjithatë, mallkimi i shqiptarëve nuk ishte shumë i mirë për ta se tani janë jashtë parlamentit. Kjo mjafton, nuk ka nevojë për më shumë se kaq.


Lajmi kryesor:

Starmer nga Tirana: Do prodhojmë bashkë mjete ushtarake! Rama: U ul numri i emigrantëve të paligjshëm, mit që shqiptarët janë problem për Britaninë (FOTO+VIDEO)


H.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?