A ka pasur korrupsion në dhënien me koncesion të aeroportit nga qeveria Nano dhe më pas?

10 Prill 2019, 18:42| Përditesimi: 10 Prill 2019, 18:50

  • Share

A janë disa koncesione dhe kompani ofshore aty ku bëhët korrupsion marramendës dhe pastrim i parave?

Grabitjet brenda aeroportit të Rinasit në Tiranë janë një këmbanë alarmi për pasigurinë dramatike në të vetmin aeroport ndërkombëtar të Shqipërisë. Qeveria dhe gjithë institucionet shtetërore janë përgjegjëse për ketë situatë që kërcënon seriozisht sigurinë kombëtare dhe duhet të marrin menjëherë masat e nevojshme. Shteti ka dhënë koncesionin e aeroportit dhe ka licencuar kompanitë e sigurimit dhe policitë private. A ka pasur korrupsion në dhënien me koncesion të aeroportit që në fillim nga qeveria Nano dhe më pas? A vazhdon ky koncesion të dëmtojë rëndë xhepat e qytetarëve shqiptar dhe sigurinë kombëtare? Mendoj se është momenti që të zgjidhet kontrata për shkelje të detyrimeve kontraktore të koncesionit e sigurisë dhe aeroporti të administrohet nga entitete shtetërore për vete rëndësinë strategjike e kombëtare që ka.

Prokuroria duhet të hetojë pa asnjë kompromis këtë krim me pasoja të shumanshme për Shqipërinë si dhe korrupsionin në aeroport dhe kudo tjetër.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 25/04/2019 19:44

    Korrupsion në përmasa të frikshme ka i vetmi aeroport i Shqipëtarve. Fatos Nano banditi e dha me koncesionin te grabitësit dhe tani gëzon milionat që fitoi në Austri. Shqiptarët grabiten cdo ditë nga ai koncesion i ndyrë. Njerzit për këto duhet të ngrihen dhe jo për të shpëtuar karriget e Ramës dhe te Bashës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?