A ka pasur raste pozitive në janar në vend? Andi Koraqi: Edhe mundet, por s'kemi pasur teste për t'i verifikuar

20 Prill 2020, 22:21| Përditesimi: 20 Prill 2020, 22:26

  • Share

Shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, profesor Andi Koraqi, i cili është një nga të shëruarit me koronavirus, tha se vendi nuk ka mungesë testesh apo tamponësh. I pyetur në "5 pyetje nga Babaramo" nëse mund të ketë pasur raste që në janar në Shqipëri të importuara nga Kina, Koraqi tha se edhe mundet, por në atë kohë dhe vetë OBSH nuk kishte dhënë rekomandimet dhe vendi nuk ishte i pajisur me kite dhe teste për verifikimin e rasteve të tillë. Ai tha edhe se një test i steriologjisë merr përgjigje për 45 minuta për të marrë përgjigjen nëse ke apo covid-19 dhe gëzon antitrupat e duhura për të qenë imun ndaj saj.

"Kemi tamponë dhe teste. Analiza për testin e steriologjisë zgjat 45 minuta. Nuk kemi mungesa në resurse humane. Me testet steriologjike bëhen teste testet e HIV, SARS etj jo vetëm COVID-19. Është shumë e vështirë për të kuptuar se sa është përqindja e popullsisë që ka rënë në kontakt  me COVID-19. Në janar ne nuk kemi pasur kite dhe teste pasi dhe OBSH nuk ka pasur rekomandime në atë kohë. Edhe nëse ka pasur raste në janar ka qenë e pamundur për t'u identifikuar", tha Koraqi.

Në lidhje me teoritë konspirative nëse virusi u krijua në laborator apo erdhi nga lakuriqi i natës, profesor Koraqi tha se kjo nuk do të mund të vërtetohet dot kurrë.

"Është e vështirë të kuptosh se erdhi nga laboratori apo lakuri i i natës. Ka një ngjashmëri të madhe mes virusit të SARS dhe COVID-19 dhe është r vështirë të zbulosh dhe pranosh që dhe ky virus është prodhuar në laborator. Ndoshta SARS ka pësuar mutacion dhe është përcjellë tek njerëzit. Në përgjithësi koronavirusët nuk pësojnë mutacione dhe janë stabël. Asgjë nuk dihet se çfarë ka ndodhur me siguri", tha Koraqi

Në virusi do të zhduket me ngrohjen e motit, Koraqi tha "se me  ngrohjen e motit dhe temperaturat e larta ulet fuqia transmetuese e këtij virusi, por nuk di të them për agresivitetin e virusit, pasi deri tani nuk tregohet se kjo ka ndodhur në vende e ngrohta të prekura, ku po vepron po njëlloj."

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?