Ogerta Manastirliu

Pika e zezë

A ka shans opozita kundër burokrates së PS-së në Tiranë?

3 Tetor, 12:45| Përditesimi: 3 Tetor, 16:43

  • Share

Kaq vite në politikë mund të themi se Ogerta Manastirliu është një nga personazhet që nuk ka konturuar qartë profilin e saj publik. Askush, - nga ata që nuk e njohin nga afër, - nuk mund të përkufizojë karakterin, personalitetin, madje dhe aftësinë. Kush e njeh personalishit apo ka punuar me të, dëshmon se është një ekzekutuese e aftë, një organizuese e mirë dhe efikase; një burokrate "par excellence".  Shqipëria ka nevojë të jashtëzakonshme për burokratë të aftë, por politika është edhe përtej kësaj: Politika është emocion, është aftësi për kapjen e zemrave, përfshirje të elektoratit gri. Politika është një uragan ndjenjash dhe propagande, një cunam vërtetësie dhe iluzioni që nuk dihet mirë se sa Ogerta Manastirliu mund ta mishërojë me mungesë karizme.

Është dhe një tjetër e vërtetë e madhe: Edhe në Tiranë, nëse do të shkohet në votim për kryetarin e Bashkisë, njerëzit do të votojnë partinë sepse mendojnë se Ekzekutivi do të ndikojë drejtpërdrejtë në realizimin e shërbimeve për kryeqytetasit. Thënë troç: Do të votojnë Edi Ramën dhe PS.

Në këtë situatë, a gjen opozita e bashkuar një personazh karizmatik, të pastër, energjik, frymëzues, të aftë, burokrat, ligjrespektues, që të mund të përmbysë atë që duket fare e kollajtë deri më sot? Fitoren e radhës së Partisë Socialiste? Të jesh në opozitë nuk është detyrë e kollajtë. Të jesh në opozitë duhet kuptuar njëherë e mirë që duhet të punosh dhe djerësish më shumë se ata që janë në pushtet. A është në gjendje t'ja tregojë shqiptarëve opozita sot se sa shumë punon për të gjetur vërtetë një kandidat/e të mirë? Ndryshe... të presim humbjen e radhës. 

a.m./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?