Gjykata i kërkon Prokurorisë: Vërteto vdekjen e Muratajt, ke 2 javë kohë

16 Prill 2019, 11:52| Përditesimi: 16 Prill 2019, 12:02

  • Share

Gjykata për Krime të Rënda, në seancën e zhvilluar mesditën e sotme, i dha 2 javë kohë Prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt.

Mësohet, se përpos certifikatës së vdekjes, Prokuroria duhet të dorëzojë dhe një sërë dokumentesh të tjera si akt ekspertime të vendit të ngjarjes apo edhe të viktimës. Këto dokumente do të shërbejnë për të vërtetuar vdekjen për të mbyllur procesin për akuzat e mëparshme ndaj Muratajt, në lidhje me grabitjet e ndodhura më parë. Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj në orën  09:00.

Admir Murataj u vra në një javë më parë, më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë,  pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj, ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?