A ka vdekur Kim Jong Un? Zëra të paqartë për shëndetin e diktatorit

26 Prill 2020, 15:55| Përditesimi: 26 Prill 2020, 18:41

  • Share

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mund të ketë vdekur, është në gjendje kome ose është me pushime. Këto janë tre alternativat që mediat e ndryshme aziatike kanë shpërndarë gjatë 48 orëve të fundit në lidhje me shëndetin e diktatorit të Koresë së Veriut.

Lajmi i vdekjes së tij dha nga një media televizive në Hong Kong e cila u referohet "burime të forta" dhe shumë shpejt u citua nga mediat në gjithë botën si New York Post, Daily Mail, The Sun, La Stampa etj.

Ndërsa një revistë japoneze raportoi se ai ndodhet në 'gjendje koma".

Mendohet se diktatori i Koresë së Veriut ka zhvilluar një operacion në zemër dhe kjo u dyshua edhe më shumë kur Kina dërgoi një grup mjekësh në Korenë e Veriut. Thuhet se operacioni shkoi keq, pasi mjeku dol nda salla me duart që i dridheshin, megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë Koreja e Veriut.

Disa web-media të tjera shprehen se Kim mund të jetë me pushim dhe është shumë mirë duke u bazuar në pamjet satelitore që tregojnë trenin e diktatorit 250 metra të gjatë pranë kompleksit të tij të pushimeve në Wonsan.

Treni i diktatorit pranë kompleksit të tij të pushimeve në Wonsan

Kim nuk është parë publikisht që nga 11 Prilli dhe mungesa e tij në përvjetorin e 88-të të lindjes së Ushtrisë Revolucionare të Popullit të Koresë, nxiti më tej fjalët e vdekjes së mundshme të tij.

Nëse Kim ka vdekur, verifikimi zyrtar mund të vij vetëm nga media shtetërore e Koresë së Veriut, e cila ka vonuar njoftimet për vdekjen edhe të paraardhësve të Kim, si babait dhe gjyshit të tij, duke i bërë publike deri në katër ditë me vonese.

Nëse vdekja e tij është e vërtetë atëherë, drejtimi i vendit komunist do i kalojë të motrës , Kim Yo Jong, 31 vjeçe.

Ora 17:54
Publikohen pamjet e fundit të Kim Jong-Un, para se të zhdukej (FOTO)

Mendohet se lideri korean Kim Young Un mund të ketë vdekur, pas një operacioni kritik në zemër, sipas medieve të huaja.

Sipas "The Sun", kohëve të fundit është vënë re që ai kishte shtuar shumë peshë dhe kjo mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të tij.

Fotot e fundit para se ai të zhdukej kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, ku shikohet i veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona gri.

Edhe një televizion i Hong Kongut, HKSTV ka deklaruar se sipas burimeve  Kim Jong-Un ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.

Ndërkohë, disa media japoneze si Shukan Gendai nuk konfirmojnë vdekjen, por pohojnë se diktatori gjendet në koma pas komplikacioneve të një operacioni në zemër.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un kishte një mënyrë të pashëndetëshme të të ngrënit duke përfshirë djathëra, biftekëve të shtrenjtë dhe deri në dhjetë shishe verë në natë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?