Politikë

A ke komunikuar me Ramën? Erion Veliaj nga qelia: Mik i rrallë, s’i çoj pusulla! Shokët e idealit s’kanë nevojë të koordinohen

6 Mars, 21:58| Përditesimi: 6 Mars, 22:04

  • Share

 

Në intervistën ekskluzive për Report Tv, Erion Veliaj flet edhe për raportet me kryeministrin Rama. 

Pyetje: A keni pasur komunikim, qoftë edhe shkresor me Edi Ramën? A ishit ju vija e kuqe e Edi Ramës për drejtësinë?

Erion Veliaj: Edi Rama është Kryeministri im, Kryetari im i partisë dhe një mik i rrallë e mentor i çmuar prej 20 vitesh. Nuk kam nevojë t’i çoj pusulla, se shokët e idealit nuk kanë nevojë të koordinohen për vlerat ku besojnë.

Unë besoj tek Edi si Kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave, si i vetmi që mund të ngrejë flamurin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe si i vetmi që mund të sigurojë që drejtësia e re dhe e pavarur të ketë jo vetëm shpatë, por edhe peshore!


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Erion Veliaj për Report Tv: Arrestimi im, përpjekje për të goditur PS! Rama, i vetmi që garanton që drejtësia të ketë 'peshore'! Dado në konflikt interesi


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: