Kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft kritik lidhur me punën e SPAK, mirëpo mes kritikave ai nuk ka lënë pa vlerësuar Sektorin e krimit të organizuar. Në një deklaratë të 7 ditëve më parë, Rama tha se ky sektor ka bërë një punë fantastike.
“Kam shumë respekt për Arben Krajën, për drejtuesin e SPAK dhe kam respekt për punën e SPAK deri tani. Respekt për goditjet që ka bërë në oborrin e Partisë Socialiste dhe goditjet ndaj krimit të organizuar, respekt. Pjesa që merret me krimin e organizuar është fantastike. Nuk e kanë promovuar sa duhet por kanë bërë punë fantastike. Sot është merita e Krajës dhe e SPAK që dyert për Shqipërinë janë të hapura në Holandë. Kush i pranonte më parë prokurorët në Holandë më parë, i kishte neveri”, tha më hërët Kryeministri.
A ka pasur vallë dijeni për këtë operacion të sotëm të SPAK.
Lajmi kryesor:
Reagime për operacionin e SPAK/ Rama: Shembulli i fuqizimit të organeve të drejtësisë! Çuçi: I presim rrugën çdo të keqeje! Alibeaj: Përgëzime
B.K./ReportTv.al