A mbaroi besa?! Babi i Naim Murselit: Le të na vrasin, ç'të bëjmë! Policia po ruan shtëpinë! Familja e Liridonës: Ia kemi lënë drejtësisë

9 Dhjetor 2023, 09:14| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 15:11

  • Share

Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor ka tronditur opinionin publik.

Dy ditë më vonë, u arrestuan tre të dyshuar për vrasjen e saj, përfshirë dorasin Granit Plava, bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murseli, i cili dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e Liridonës, si dhe Kushtrim Kokallën, si i dyshuar për bashkëpunim.

Ishte raportuar se familjeve të të dyshuarve u janë dhënë dy ditë besë, dhe se më pas do të përgjigjeshin me Kanun ndaj këtij rasti.

Indeksonline ka kontaktuar babain e Naimit, Shaban Murselin, i cili thotë se sot është vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës.

Ai thotë se shtëpia e tij po ruhet nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka  se çka të bëjë lidhur me këtë situatë.

“Na kanë ardhë sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “na kërkojmë gjak”. Thonë se dojnë përmes Kanunit me e zgjidhë këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk muj me i thanë dikujt “mos më vraj”. Kur të don le të më vrajnë, unë s’kam çka me ba. S’kam zgjidhje. Policia m’kanë pas thanë që çdo lëvizje, çdo mesazh, me na lajmëru. I thirra e iu thash që jam i kërcenum me jetë. Iu thash që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tash i kam dy patrolla të policisë që janë tu e rujtë shpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mu të më vrasin kur të dojnë” tha Murseli.

Ai thotë se gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të Liridonës dhe Naimit është e mirë.

Një gjë të tillë e ka mohuar vëllau i Liridonës, Leonardi.

Ai thotë se po të donin të bënin një gjë të tillë, do e kishin bërë kohë më parë.

“[Më babanë edhe vëllaun] E kemi përmend se kemi me folë që mos me na dalë ma përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë në ta. Për këtë arsye kanë çu njerëz, që mos me u përpjekë në ta. Vetëm që ata mos me na dalë përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe deri te më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam çka them unë për Kanun. Sikur deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tash atyre ua lajmë” ka thënë Leonardi.

Ai thotë se fëmijët e Liridonës planifikojnë t’i marrin pranë vetës kurdo t’i lejojnë autoritetet dhe Qendra Sociale. Dy djemtë e motrës thotë se nuk i kanë marrë menjëherë, për shkak të pamës që është mbajtur në shtëpi dhe gjendjes së rëndë të familjarëve të Liridonës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 09/12/2023 14:28

    Drejtsia eshte duke vendosur, hakmarrja eshte krim

    Përgjigju
  • GOLI: 09/12/2023 14:04

    TRADITA E SHENJTE SHQIPETARE FARE SAKT E CEKEN- GJAKMARJA BEHET TEK AI QE E BERI VRASJEN....E TANI, ATO QE E KAN VENDOSUR TE MARIN GJAK: TE MENDOHEN MIRE.....

    Përgjigju
  • Darvin: 09/12/2023 11:14

    Baba i Naimit duket shume njeri korrekt, dhe nese njerzit e Liridones do bejn nje gje te tille, do binin ne nivelin e vrasesit dhe familjaret e saj ceshtja e saj do humbnin mbeshtetjen popullore qe sot kane. E dyta. Per sa kohe nuk ka nje vendim te formes se prere nga gjykata, cdokush prezumohet i pafajshem, ndaj pa dasht te mbroj Naimin e askend pervec sistemit demokratik qe garanton kete klauzole, eshte gabim me fol ne e me cu gishtin pa fol drejtesia. Ju kujtoj qe per kete ngjarje deri tani kan dal 5 versione te ndryshme qe kur ka ndodh dhe ka akoma shume hije dhe enigma deri sa te marri drit e verteta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?