Politikë

‘A mendoni se ju ndëshkoi Berisha?’/ Tabaku për gazetarët para Kuvendit: Duhet të isha në listën e mbyllur, por në shtator do të jem sërish në parlament si deputete

13 Mars, 12:12| Përditesimi: 13 Mars, 12:44

  • Share

Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike më e votuara e Primareve të PD-së është ndalur nga gazetarët gjatë hyrjes në parlament. Tabaku i është përgjigjur gazetarëve për pyetjet rreth mendimeve mbi listën e Tiranës dhe vendin e saj në listën e hapur. Deputetja shprehet ‘pa modesti’ siç vetë ajo thotë, se e meritonte të ishte në listë të mbyllur.

Shiko unë e bëra një reagim sot në mëngjes në fakt. A mendoj unë se e meritoja të isha në listën e mbyllur me shumë modesti them se e meritoja. Se besoj se jam figurë përfaqësuese e qytetit të Tiranës. Por çfarë mendoj për këtë? Ju e dini unë ju njoh të gjithëve dhe ju më njihni që unë me këtë mënyrën time, kështu ngadalë, pa të bërtitura i kam fituar të gjitha beteja e mija në Partinë Demokratike. I ka fituar të gjitha betejat e mija në parlament dhe do ta fitojë dhe këtë betejë.-tha Tabaku për gazetarët

Nga ana tjetër Tabaku i është përgjigjur gazetarëve nëse e shihte këtë lëvizje si një ‘hakamarrje të Berishës’ se nuk e mbështeti gjatë kohës që ai kërkoi sërisht Partinë Demokratike.

Jo nuk e mendoj. Partia Demokratike e bëri këtë listë për Tiranën duke pasur parasysh disa faktorë, nuk është se në atë listë tjetër ishte dikush që doli më i votuar se mua. Unë kam pasur një diskutim të gjatë me zotin Berisha për listën dhe kjo ishte një zgjidhje për mua. Jam e bindur që unë do të jem deputete e Kuvendit të Shqipërisë kam mbështetje e Partisë Demokratike.-përfundoi Tabaku. 


Lajmi kryesor:

Flasin të ‘përjashtuarit’ e Berishës/ Tabaku: E meritoja një vend të sigurt, në PD asgjë s’mu fal! Sula: U shkel vota e primareve! Kryemadhi ‘dashuri’ politike: Do votoj Metën


A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?