Bota

A mund ta gjesh se si duket shtëpia e Babagjyshit? Diçka më tepër se sa simboli i Krishtlindjeve...

26 Dhjetor 2019, 04:49| Përditesimi: 26 Dhjetor 2019, 09:51

  • Share

Mesa duket Laplandi nuk është i njohur vetëm për spektaklin mahnitës të dritave të Veriut (Aurora Borealis), pasi kryeqendra e tij është pikërisht shtëpia e Babagjyshit.

Nuk është ajo që mendoni, pasi për të kuptuar zemrën e Rovaniemit në Lapland (Finlandë), ajo çka duhet të bëni është të ‘braktisni’ për një moment jetën e zhurmshme të qytetit dhe të gjeni qetësinë në pyjet e kësaj zone ku drerët janë ata që sundojnë.

Nën titullin: “A mund ta gjesh se si duket shtëpia (qyteti i lindjes) së Babagjyshit?”,- CNN i ka kushtuar një video këtë Krishtlindje pikërisht vendlindjes së Santës.

Në materialin e CNN, teksa flitet për Rovaniemin dhe njerëzit që banojnë në të, përshkruhet lumturia që përcjell ky qytet: “Edhe pse i ftohti e detyron edhe rrezen e dritës të fshihet për një kohë të gjatë (në qytet është më tepër errët dhe vrejtur gjatë vitit dhe temperaturat normale janë -2 °C), pavarësisht gjithçkaje çdo gjë gjallërohet. Njerëzit e këtij qyteti jo vetëm që përballen me të përditëshmen, por e adhurojnë atë.

Këtu ka diçka më tepër sesa simboli i Krishtlindjes dhe kjo është pikërisht lidhja që ekziston midis drerëve dhe njerëzve. Ajo që nevoitet për të shijuar më tepër këtë aventurë në ‘shtëpinë’ e Babagjyshit, dhe për të vlerësuar më tepër Rovaniemin, Laplandin e Arktikun, është të kuptojmë më tepër mbi lidhjen midis njerëzve të këtij qyteti dhe drerëve”.

Për me tepër ndiqni videon e mëposhtme:

 

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?