Kur Sali Berisha u shpall Non Grata, mjaft mbështetës të tij e homologuan me kreun e sërbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
Duke thenë se edhe pse ishte shpallur Non Grata, ai u takua nga zyrtrët e SHBA. Dodik në fakt nuk është shpallur Non Grata prej Departamentit të Shtetit, por qeveria e SHBA ka vendosur sanksione ekonomike e financiare ndaj tij, nëpërmjet Departamentit të Thesarit. Në praktikë është e njëjta gjë, por politikisht jo tamam. Megjithatë, Dodik është një zyrtar nën sanksione.
Në atë kohë na u tha se Berisha, edhe pse është nën sanksione si shef klani apo principate mund të takohet nga amerikanët.
Sot jemi gati në fund të vitit 2024. Sali Berisha, jo vetëm që nuk ka asnjë kontakt diplomatik, por është edhe në arrest shtëpie.
Megjithatë shumica e deputetëve janë me të dhe janë gati të bëjnë edhe një protestë në Bruksel kundër masës së SPAK kundër Berishës.
Protesta në Bruksel vlen më shumë si video për ta paraqitur në Tiranë.
Shkurt Sali Berisha nuk konsiderohet një i burgosur politik siç Fatos Nano është quajtur dikur. Kjo kuptohet, or a mund të jetë Berisha një Dodik, sepse në thelb ai po bën thuajsë atë që homologu i tij serbobshnjak.
Pra shantazhon Perëndimin. Dje Sali Berisha shantazhoi gazetarët që të mos publikonin dosjen e SPAK, një logjikë skandaloze, ku partia e tij ka fundosur çdo të akuzuar nga Prokuroria, edhe pa pasur një akuzë zyrtare.
Por a mundet që doktori të jetë një Milorad Dodik? Në fakt ka tentuar prej kohësh, me lobim edhe me shantazhe, por Shqipëria nuk është Republika Srbska, e nga ana tjetër fuqia politike e doktorit nuk , krahasohet me Dodik. Amerikanët i dhanë mundësi për ta treguar në zgjedhjet e shkuara, arriti nivlin më të ulët historic.
Sot Sali Berisha nuk është realisht shefi i opozitës, është kryetari i partisë që ka më shumë deputetë në Parlament. Po pas zgjedhjeve të 2025? Mund të jetë shefi i partisë me më shumë deputetë sërish e jo Dodiku.