Foto ilustruese

A mund të mësohen njerëzit të jenë optimistë?

27 Mars 2022, 19:54| Përditesimi: 27 Mars 2022, 19:55

  • Share

Optimizmi është një nga mjetet më të mira për të arritur mirëqenien optimale psiko-fizike,kjo ndjenjë dhe është po aq e fuqishme sa edhe një ilaç. Të shohësh gjithmonë gotën gjysmë të mbushur, të mban të shëndetshëm, të ndihmon të jetosh më mirë, dhe është një antistres shumë efektiv.

Aq sa “psikoterapia e optimizmit” përdoret shpesh në rastet e depresionit, çrregullimeve të stresit post-traumatik, sëmundjeve të rënda, apo edhe për të kapërcyer pikëllimin nga humbja e një njeriu të dashur, si dhe në momente të tjera të vështira.

Gjithçka nis që nga fëmijëria

Po, sepse mund të mësohemi që të jemi optimistë. Gjenetika ndikon vetëm rreth 25 për qind tek kjo prirje. Por edhe ata që kanë tashmë një pikëvështrim të zymtë për të ardhmen, mund ta ndryshojnë atë. Enriko Zanalda, president i Shoqatës Italiane të Psikiatrisë, nënvizon se njërol të madh luan fëmijëria.

“Optimizmi mësohet në familje, që në vitet e para të jetës. Nëse prindërit kultivojnë sigurinëtek fëmijët, kjo çon në një perceptim dhe vetëdije të mirë, dhe për rrjedhojë në njëmarrëdhënie me të tjerët, sidomos në adoleshencë, të karakterizuar nga pozitiviteti. Dhe kjo sjell reagime të favorshme duke e rritur vetëbesimin”- thekson ai.

Dëgjimi i fëmijëve dhe të kuptuarit e emocioneve të tyre, vlerësimi i përpjekjeve të tyre pavarësisht nga rezultatet, fokusimi tek ngjarjet e bukura, janë që të gjitha këshilla të mira për t’i mësuar fëmijët që kenë një vizion optimist për gjërat. Por shpresë ka edhe për ata nuk kanë pasur prindër shumë mbështetës.

“Shkolla mund të bëjë shumë për të promovuar emocione pozitive. Por ai që nuk ka qenëasnjëherë në gjendje të mbështetet tek të tjerët për të mësuar të jetë optimist, dhe është i bllokuar në një këndvështrim negativ mbi botën, mund ta bëjnë këtë si një i rritur nëpërmjet disa ndërhyrje psikologjike specifike”– thotë Maria Kuatropani, profesoreshë e psikologjisë klinike dhe drejtore shkencore e Qendrës për Kërkime dhe Ndërhyrje Psikologjike në Universitetin e Mesinës.

Ana pozitive

Metodat e strukturuara të psikoterapisë , mund të jenë një zgjidhje për pesimistët e mëdhenj. Por të gjithë ne mund t’i stërvitim “muskujt” e optimizmit edhe në jetën e përditshme. Për shembull, duke zgjedhur të shoqërohemi me njerëz pozitivë, sepse mendimet e mira janë ngjitëse.

Më pas është e nevojshme të bëhet një përpjekje e vetëdijshme, siç shpjegon psikiatri Aparna Ajer nga Qendra Mjekësore Jugperëndimore e Universitetit të Teksasit (SHBA), që ka zhvilluar një lloj dekalogu se si mund të jemi më optimistë në jetë.

“Ka gjithmonë një mënyrë tjetër për t’i parë ngjarjet. Ajo quhet inkuadrim pozitiv. Për shembull nëse shiu ju pengon të bëni banjo dielli në tarracën e shtëpisë, pse të mos shfrytëzoni rastin për të lexuar një libër të bukur në divanin e dhomës së ndenjes?

Në fillim duhet të punoni shumë për të gjetur anën pozitive të gjërave dhe situatave. Më pas kjo lloj qasje bëhet automatike”-thotë ajo.

Të sillesh në këtë formë, ndryshon për mirë edhe trurin. Riçard Dejvidson, drejtor i Laboratorit për Neuroshkencën Afektive në Universitetin e Uiskonsinit (SHBA), thotë se zgjedhja e vetëdijshme për të qenë optimist, i ndryshon qarqet e trurit dhe sjell një reagim më të mirë ndaj çdo lloj përvoje negative.

Për të trajnuar optimizmin, mund të ndihmojë edhe identifikimi i asaj që në jetën e përditshme priremi ta shohim me syrin e keq (punë, marrëdhënie, ose diçka tjetër) duke u përpjekur të kemi një qasje më pozitive. Ose ndaluni dhe reflektoni se sa negative janë mendimet tuaja, në përpjekje për të ndryshuar drejtimin e tyre.

Për shembull, duke hipotetizuar se si të merrni një rezultat të mirë nga një sfidë. Dhe është gjithashtu një ushtrim i mirë i optimizmi të qenit i sjellshëm me veten dhe inkurajimi i vetes.Ose të ndjekësh një mënyrë jetese të shëndetshme, pasi të ndjerit mirë të jep një pamje më rozë mbi botën.

Angazhim dhe trajnim

Megjithatë, ekzistojnë edhe ushtrime më të thjeshta që na ushqejnë me pozitivitet. Për shembull heqja dorë nga leximi i lajmeve, sepse 5 minuta lajme të këqija në mëngjes,mjaftojnë për të ndikuar tek e gjithë dita në vazhdim.

Apo mbajtja e një “ditari të mirënjohjes”, në të cilin mund të shkruajmë çdo ditë diçka që na bën të ndihemi mirë, edhe nëse kjo ka qenë vetëm kafeja e mëngjesit, apo gjesti i mirë i një të panjohuri. E njëjta gjë ndodh edhe nëse nuk e humbni rastin për të qeshur, pasi e qeshura është një anti–stres i menjëhershëm.

Madje edhe nëse shkëputeni për pak kohë nga rrjetet sociale. Kur fotot e atyre që duken se bëjnë jetë të mrekullueshme, nxisin një konkurrencë jo shumë të shëndetshme tek ju, ështëmë mirë të shkëputeni për pak kohë.

Rregulli i fundit mund të duket kundër–intuitiv, por ka të bëjë me njohjen e asaj që është negative, kur ajo ekziston:”Optimisti është realist. Kushdo që është optimist pavarësisht nga ngjarjet, është viktimë e një iluzioni dhe rrezikon të lëndohet:të luaxh bixhozi duke menduar se keni lindur nën një yll me fat, është një mënyrë e sigurt për ta shkatërruar veten”- thotë Kuatropani.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?