Pika e zezë

A mund t’ia thotë dikush Zegjinesë se show ka mbaruar, tani është koha për të bërë politikë?

27 Qershor, 19:09| Përditesimi: 27 Qershor, 19:17

  • Share

Fushata zgjedhore në Fier, përveçse ka prodhuar shkrirjen totale të Partisë Demokratike, ka sjellë në skenë edhe një personazh gazmor që me siguri ka mbushur më shumë rrjetet sociale sesa fletët e votimit. Bëhet fjalë për Zegjine Caushin, e cila është bërë e njohur jo për programin e saj politik, por për përballjet virtuale me Gazment Bardhin, me të cilin është tallur në çdo mënyrë, duke ironizuar edhe zërin apo aspekte të tjera personale. Strategjia e saj në rrjetet sociale ka funksionuar dhe, ndër emrat e rinj të zgjedhur në listat e sigurta të PS-së, shumica prej të cilëve të panjohur më parë, ajo është pa dyshim një nga më të spikaturit.

Problemi është se Zegjineja vazhdon ende të merret me Gaz Bardhin, duke harruar që si deputete në Kuvend ka tashmë një rol dhe përgjegjësi tërësisht të ndryshme. Nga pikëpamja personale, ajo duket se vlen më shumë sesa kaq. Me origjinë nga fshati i vogël Vlosh në njësinë Jujan të bashkisë Roskovec, Zegjineja është angazhuar në politikë që në moshën 16-vjeçare. Ka qenë kryetare e FRESSH-it në Roskovec dhe, ndërkohë, ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, duke u diplomuar me medalje të artë dhe duke u licensuar si avokate.

Pra, Zegjineja, që sot është 26 vjeç, ka studiuar dhe, nëse do të tregonte më pak arrogancë e mendjemadhësi ndaj gazetarëve, mund të ofronte (edhe si juriste) një kontribut real në debatin dhe jetën legjislative të Kuvendit, shumë më të vlefshëm sesa postimet e mërzitshme që vazhdon t’i kushtojë Gaz Bardhit.

Dikush duhet t’ia kujtojë Zegjinesë që fushata ka përfunduar. Dhe me fushatën, ka përfunduar edhe koha e show-t dhe e talljeve në rrjetet sociale. Tani është koha për të bërë politikë.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ALB Patriot: 28/06/2025 12:10

    Duket si "e dashuruar" me Gazin!

    Përgjigju
  • Labi: 28/06/2025 09:58

    Zeqineja do jete ligjberese dhe ligj votuese " per te miren" e popullit. Neser lideri global do e vendose ministre te propagandes. Leksioni i pare qe ka marre ne shkollen fillore te akademise politike eshte: Si te tregojme veten se kush jam dhe nga vij.

    Përgjigju
  • Alija: 28/06/2025 08:21

    Po qe ngjajne te dy si moter dhe vella.

    Përgjigju
  • Or tej: 28/06/2025 06:52

    Zenigjese i ka ngele ora 12 me Bardhin ashtu sic dikujt qe kemi ketu me Salen or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Popull: 28/06/2025 06:00

    Ku veme njerez si Zegjinea ne parlament ca prisni?

    Përgjigju
  • xXx: 27/06/2025 22:28

    Zegjineja deputete...Nje emer,nje program...

    Përgjigju
  • Arben: 27/06/2025 21:31

    Zegjineja po sillet ashtu sic e do populli. Te tallet sa te mundet me Gazin dhe opoziten! Sepse nuk ka kuptim serioziteti me kete opozite! 12 deputete i ka dhene Fieri PS-se, nga 16 gjithsej! Pra i ka dhene leje te plote te shtyje kete mandat me tallje!

    Përgjigju
  • Sako: 27/06/2025 19:39

    Thua do behet deputete, se nuk i dihet, do numerohen edhe votat e fierit, 55 vota para eshte nga rivalja e ps

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 28/06/2025 08:50

      A mund ti thote sales dhe bardhushes qe te largohen sepse nuk kane te drejte te pergojojne nje femer , te meren me femrat e halese se tyre .Zegjineja deputete qe do te tallet sa ti doje qefi me keto funderina

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?