Zvicër- Debatet për ngrohjen globale janë sa politike, aq edhe teknike e shkencore. Por a po e vret ndryshimi i kushteve klimaterike apo efekti serë globin tonë?
Këtë e demonstron edhe një çift britanik, i cili ka zgjedhur mënyrën dhe momentin më të veçantë të martesës së tyre për ta provuar katastrofën natyrore që po kanos edhe njerëzimin. Ata kanë bërë fotografi pas 15 vitesh, në të njëjtin vend në Zvicër!
Dhe duket qartë se ngrohja globale ka shkrirë akullnajat. Doncan Porter dhe gruaja e tij shkuan në të njëjtin vend në Alpet zvicerane, tani dhe përpara shumë vitesh dhe pothuajse në të njëjtin sezon vjetor. Akulli që ishte i dukshëm në foton e parë, tashmë është minimizuar dhe shkëmbi është i qartë. Një liqen që dikur as që dukej, tashmë është një normal dhe i gjelbër.
Porter tha se është ndjerë shumë keq kur ka parë diferencën. Pikërisht kjo diferencë duket dëshpëruese. Sipas shifrave zyrtare dhe shkencore, konsiderohet se Zvicra ka humbur 1/3 e akullit që nga viti 2000.