Politikë

A po përhapet panik për fshehje viktimash? Zëdhënësja e PD-së: Kurba është e qetë, Rama tmerroi njerëzit me foto arkivolesh (VIDEO)

7 Maj 2020, 18:53| Përditesimi: 12 Maj 2020, 21:08

  • Share

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa në një lidhje me skype për edicionin qendror në Report Tv ka komentuar në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

Ajo është shprehur se situata në vend është pozitive, pasi numri i të prekurve është ulur, duke theksuar se kryeministri  Rama ka përhapur panik me fotot e arkivoleve.

Zhupa gjithashtu ka shtuar se se vendi nuk po përballet me një pandemi të COVID-19, por një pandemi ekonomike.

"Nuk po vuajmë më me pandeminë e koronavirusit, sepse shifrat janë mirë, por po vuajmë nga një pandemi ekonomike dhe duhet të japim propozimet tona, pasi qytetarët kanë nevojë për ndihmë", ka thënë ajo.

Në lidhje me pyetjen e drejtuar nga spikeri, se si kishte lëvizur gjatë kësaj kohe prej rregullave të izolimit, ajo është shprehur se nuk e ka përdorur portalin e vendosur për qytetarët e-albania, por numrin ku mund të dërgohen mesazhe.

"Për shkak të funksionit politik kam lëvizur,por  jam adresuar gjatë fundjavës kur nuk isha për punë në numrin e telefonit 55155 që është vendosur",  ka thënë Zhupa.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • TMERR: 07/05/2020 20:25

    O ÇFAR RACE PISE PARTIA KAK SHUR PD ÇFAR THOT TANI NUK THOT PASTAJ E ME NJË FJAL MUTIN TË NA I HAJ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?