Trump, Stormy Daniels dhe Michael Cohen

A rrezikon të mos rikandidojë për President të SHBA? Ja pse Donald Trump ende e ka shansin edhe pse është paditur penalisht

31 Mars 2023, 12:07| Përditesimi: 31 Mars 2023, 12:14

  • Share

Edhe pse është historike padia penale ndaj një Presidenti në SHBA, Donald Trump është i lirë të kandidojë sërish. Ish kreu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po përballet me katër  hetime të ndryshme penale  nga tre nivele të ndryshme të qeverisjes – prokurori i qarkut të Manhatanit; Prokurori i Qarkut Fulton, Xhorxhia; dhe Departamentit të Drejtësisë.

Edhe pse është paditur nga një juri e madhe e Manhatanit, ai ende mund të kandidojë për president në vitin 2024, madje studies të ndryshëm janë shprehur se asgjë nuk e ndalon të rikandidojë kjo për shkak të Kushetutës.

"Asgjë nuk e ndalon Trumpin të kandidojë ndërsa është i paditur, apo edhe i dënuar," tha Richard Hasen, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos.

Me gjasë, po çuditeni po Kushtetuta e SHBA-ve thotë qartë se çfarë kushtesh duhet të ketë një individ që të kandidojë për President.

1.       Qytetar i lindur normal. 

2.       Të paktën 35 vjeç.

3.       Të jetë banor i SHBA për të paktën 14 vjet.

Megjithatë, si çështje politike, është ndoshta më e vështirë për një kandidat të paditur, i cili mund të bëhet një kriminel i dënuar, të fitojë vota. Gjykimet nuk i lënë kandidatët të bëjnë më të mirën, por nuk është e ndaluar që ata të kandidojnë apo të zgjidhen.

Amendamenti  i 22-  të ndalon këdo që ka qenë dy herë president (që do të thotë dy herë është zgjedhur ose ka shërbyer një pjesë të mandatit të dikujt tjetër dhe më pas ka fituar të tijin ose të saj) të kandidojë përsëri. Kjo nuk vlen për Trumpin që kur humbi zgjedhjet e vitit 2020.

Nëse një person fajësohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe dënohet nga Senati për krime të larta dhe kundërvajtje, ai ose ajo hiqet nga detyra dhe skualifikohet nga shërbimi përsëri. Trump, edhe pse dy herë i fajësuar nga Dhoma e Përfaqësuesve gjatë presidencës së tij, u lirua dy herë nga Senati.

Amendamenti  i 14-të  përfshin një " klauzolë skualifikimi ", e shkruar posaçërisht me një sy drejt ish-ushtarëve të Konfederatës.

Aktakuza në qytetin e Nju Jorkut në lidhje me pagesën e heshtur ndaj një ylli të filmit për të rritur nuk ka të bëjë fare me rebelimin apo kryengritjen. As akuzat e mundshme federale në lidhje me dokumentet e klasifikuara.

Akuzat e mundshme në Fulton County, Georgia, në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020 ose në nivel federal në lidhje me kryengritjen e 6 janarit 2021, ndoshta mund të interpretohen nga disa si një formë kryengritjeje. Por kjo është një pyetje e hapur që do të duhej të zgjidhej përmes gjykatave. Zgjedhjet e 2024 po afrohen me shpejtësi.

Donald Trump, ish-presidenti amerikan, është paditur, duke shënuar histori si ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza. Një juri në Manhatan ka votuar për të paditur Doland Trump, nën akuza që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë lidhur me pretendimet për marrëdhënie jashtëmartesore.

Ora 14:46
“Ky është një persekutim politik" , Trump reagon për akuzat penale të ngrutura ndaj tij

1679126115_donald.JPG

Votimi i  jurisë së Manhatanit dha dritën jeshile për ngritjen e padisë ndaj ish-Presidentit Donald Trump, i cili po kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.

Përmes një deklerate në rrjetin e tij “Truth Social” ai tha se: “Ky është një persekutim politik dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë në histori”.

Ish-Presidenti Trump tha në dekleratë se, demokratët e majtë radikalë u përpoqën me çdo mënyrë të minonin presidencën e tij që nga momenti që ai u deklarua fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Ky është rasti i parë ndonjëherë i ngritjes së akuzave penale ndaj një ish-presidenti amerikan dhe një goditje ndaj përpjekjeve të zotit Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.

“Demokratët kanë gënjyer, mashtruar dhe vjedhur në përpjekjet e tyre për të shtënë në dorë Trump-in. Por tani kanë bërë të paimagjinueshmen, duke ngritur padi ndaj një personi plotësisht të pafajshëm, në një akt flagrant të ndërhyrjes në zgjedhje”, thuhet në deklaratën e zotit Trump.

Aktakuza u konfirmuar të enjten nga Joe Tacopina, një avokat i zotit Trump, dhe të tjerë që kanë njohuri mbi këtë çështje por nuk janë të autorizuar për të diskutuar akuzat që ende nuk janë bërë publike.Hapja e dritës jeshile nga juria e madhe për ngritjen e akuzave ndaj 76-vjeçarit Trump, është një ngjarje e jashtëzakonshme pas vitesh hetimesh mbi marrëdhëniet e tij në fushën e biznesit dhe politikës.

Ngritja e padisë ka të ngjarë të nxisë kritikët që thonë se zoti Trump bëri manipulime deri në marrjen e Shtëpisë e Bardhë, por nga ana tjetër, kjo do të angazhojë mbështetësit e tij, të cilët thonë se republikani Trump po vihet padrejtësisht në shënjestër nga një prokuror demokrat.

“Prokurori i Mahatanit Alvin Bragg, i cili u zgjodh dhe u financua nga George Soros, është një turp. Në vend që të ndalojë valën e paprecedentë të krimit që ka pushtuar qytetin e Nju Jorkut, ai po bën punën e pistë të Joe Biden-it”, shprehet zoti Trump në deklaratën e tij të postuar në rrjetin ‘Truth Social”.

Avokati Tacopina tha në një deklaratë se: “Ai nuk ka kryer asnjë krim. Ne do ta luftojmë fuqishëm në gjykatë këtë ndjekje politike”.

Hetimi i prokurorit u përqendrua tek paratë e paguara aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels dhe ish-modeles së revistës “Playboy” Karen McDougal, për të cilat ai druhej se do t’i shprehnin publikisht pretendimet se kishin patur mardhënënie intime me të.

Zoti Trump, i cili ka hedhur poshtë akuzat dhe ka sulmuar në mënyrë të përsëritur hetimin si të motivuar politikisht, pritet t'u dorëzohet autoriteteve javën e ardhshme, megjithëse detajet janë ende duke u përpunuar, sipas një personi anonim që ka njohuri për çështjen.

Prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, po ndërmerr një hap të pazakontë. Rasti në fjalë u hetua nga dy prokurorë të mëparshëm, të cilët refuzuan të ndërmarrin hapin me peshë të madhe politike për të kërkuar ngritjen e padisë ndaj zotit Trump.

 

 

Ora 14:28
 Ja kush është prokurori guximtar që nisi hetimin ndaj ish-presidentit Trump

Prokurori i zyrës së Manhatanit  Alvin Bragg, i gdhendi vetes një vend në histori duke guxuar të nis një hetimin për ish-presidentin Trump për ta vënë këtë të fundit përballë drejtësisë dhe ligjit.

Alvin Bragg në "djalë të Harlemit", i cili u bë prokuror i qarkut të Manhattanit pas në jete pune të palodhur, guxim dhe drejtësie është sot nismëtari i marrjes së në aktakuze të jurisë së madhe kundër Donald Trump për pagesën e tij të parave të heshtura ndaj Stormy Daniels në vitin 2016.

49-vjeçari, Bragg është në ish-asistent i Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të Nju Jorkut, i arsimuar në Harvard dhe ndihmës i prokurorit të SHBA-së në distriktin jugor.

Në 2021 ai u zgjodh si prokurori i parë me ngjyrë në Manhattan dhe prokurori i katërt i përhershëm i këtij posti në 80 vjet.Gjatë punës së tij është fokusuar kryesisht në mbrojtjen e qytetarëve të Nju Jorkut nga abuzimet që vinin prej njerëzve të pushtetshëm.

Është njohur gjithashtu për krijimin e në Divizioni të posaçëm për Viktimat, dhe për punën e tij për të zgjeruar nismën për krimet me bazë urrejtjen. Megjithatë, Bragg është përballur me jo pak kritikë gjatë karrierës së tij.

Në fillim të vitit 2022, Bragg lëshoi në memorandum që udhëzonte prokurorët të shmangin kërkesat për burg, me përjashtim të rasteve të rënda, udhëzim që ngjalli jo pak reagime dhe kritika edhe në radhët e kolegëve të tij, por më vonë Brag deklaroi memorandumi ishte keqkuptuar.

Më vonë në 2022, çështja e krimit dhe dënimit në Nju Jork u ndez përsëri. Kjo pasi në shitës goditi me thikë në person me ngjyrë.

Për këtë ngjarje, Alvin Bragg e akuzoi shitësin për vrasje të shkallës së dytë, por në proteste, akuzat ndaj tij u hoqën.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?