A shkojnë shqiptarët te psikologu/ Të rinjtë dhe të vjetrit qëndrime të ndryshme (VIDEO)

10 Tetor 2019, 19:35| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 19:55

  • Share

TIRANË- Shoqëria shqiptare ka pësuar ndryshime ndër vite, duke prekur aspekte të ndryshme. Por sa ka ndryshuar drejt shëndeti mendor dhe qasjes së psikologut?

Numri i psikologëve në vendin tonë është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Por pavarësisht këtij fakti figura e psikologut vijon të mos jete miqësore për shqiptarët. Report Tv pyeti një pjesë të qytetarëve ku pjesa më e madhe u përgjigjën se nuk kanë qenë ndonjëherë tek psikologu.

Keni shkuar ndonjëherë te psikologu?
"Jo"

"Nuk kemi pasur nevojë deri tani dhe shpresoj që të mos kemi nevojë, kam antipati për psikologun"

"Jo, jo” –u shprehën disa nga qytetarët

Një mendim ndryshe ndanin të rinjtë për trajtimet tek psikologu.

“Dikur kam shkuar"

"Mund t'i duhet çdo personi për jetën e përditshme nëse mund të ketë probleme familjare ose në shkollë ose nuk e di kur bulizohet"

"Po është më se normale. Nëse kemi nevojë për të shkuar është më se normale”-u shprehën disa të rinj.

Ndërkohë kishte dhe nga ata që nuk dëshironin të flisnim për këtë temë, e cila nuk është pranuar njësoj nga të gjithë qytetarët shqiptarë. 10 tetori është dita botërore e shëndetit mendor ku synimi kryesor i kësaj dite është sigurimi i  një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 11/10/2019 07:56

    Fredi duhet te shkoje me patjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?