Albin Kurti dhe postimi në Facebook

Kosova & Rajoni

A u dërgua Njësia Speciale te shtëpia e Kurtit për një ‘kërcënim’ në faqen 'Shes blej gjithçka'

28 Tetor 2021, 08:02| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 08:16

  • Share

Zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës Përparim Kryeziu, tha dje për mediat se Albin Kurti është kërcënuar, por nuk dha detaje se nga kush ose në çfarë rrethana.

Ndërkohë që në shtëpinë e kryeministrit, mbërritën forca të shumta policie për të rritur nivelin e sigurisë. Sipas raportimit të mediave në Kosovë, dyshohet se Kurti ka marrë një kërcënim në rrjetin social ‘Facebook’.

Kështu një person ka shkruar në faqen ‘Shes Blej Gjithçka’ se do të jepte 50 mln euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Kërcënimi në Facebook

Dhe një tjetër ka shkruar po në të njëjtin grup se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

“35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin ika ket mashtrus dhe zhvats i shteyit ket matrapaz dhe ordiner ket tposhter dhe tpaftyr ket hajn dhe kriminel”, thuhet në postimin e tij. Arsyeja e këtij kërcënimi është rritja e çmimeve të produkteve esenciale.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i tha Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, por nuk dha detaje se nga kush ose në çfarë rrethana.

Postimi në Facebook

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?