Princit William gjatë provave për paradën në nderim të mbretëreshës

A u drogua kali i Princit William gjatë provave për paradën në nderim të mbretëreshës? VIDEO-ja që ngriti shumë dyshime! Ish-ushtarakët: Turp

29 Maj 2022, 12:12| Përditesimi: 29 Maj 2022, 12:23

  • Share

Princit William në provat gjenerale të paradës për 2 qershorin, ditën e kurorëzimit të mbretëreshës Elizabeth II, është vendosur në qendër së vëmendjes.

Në fakt jo Princit William ekzaktësisht, por kali i tij. Kjo sepse disa ish- ushtarakë në Angli kanë hedhur dyshime se kali i tij ka qenë i droguar, për shkak të disa sjelljeve të tij që nuk ishin të zakonshme.

"Kali i William duket i droguar. Koka e tij qëndron vetëm poshtë. Është një turp", i ka thënë njëri prej tyre MailOnline.  

DailyMail ka publikuar edhe një video ku duket vështirësia e Princit për ta mbajtur në kontroll, teksa sipas veteranëve, kjo u bë me qëllim që kali të ishte më i bindur, por e gjitha iu kthye në efektin e kundërt duke e cilësuar si "turp".

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?