Një rol të rëndësishëm në këtë grup kishte dhe Sali Kovaçi, i cili merrej me kultivimin e parcelave me kanabis. Në një bisedë telefonike të bërë në datën 13 tetor të vitit 2018 mes tij tij dhe të arrestuarit tjetër Pal Përgjegja dëgjohet teksa flasin për drogë, të kamufluar me pseudonimin "rrush".
Përgjegja: A u pjek rushi?
Kovaçi: S'e ka lënë kush me u pjek.
Shtetësimin se në parcelat me drogë ka kanabis del edhe në një bisedë telefonike të Kreshnik Murataj, si koka e grupit, ku e marrin në celular familjarë të tij dhe i thonë "shpejt, shpejt se ka gjuetar në mal'. Në përgjigje ka biseda të Kreshnik Murataj i cili flet më një vajzë i cili me të qeshur i thotë " na paskan futur në përgjim". Ndërkohë, Murataj sërish dëgjohet të flasë me një tjetër numër telefoni i cili e lajmëron se "makinat e policisë kanë dalë në kontroll".
Lajmi kryesor:
Operacion anti- drogë në Kukës/ 19 të arrestuar, mes tyre efektivë policie dhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit (EMRAT)
B.K.//ReportTv.al