E pranon ajo shpjegimin e thjeshte dhe popullor të fakteve dhe ligjit, apo e refuzon me përbuzje, kur nuk i vjen nga “burimi” ku pi ujë e merr frymëzim? Dje BF-ja kerkoi në KAS që në fletën e votimit në vend të Ilir Metës të vendosej emri i Sali Berishës si udhëheqës i koalicionit.
BF-ja mendon se Berisha është si Ronaldo. Po federoi Berishën dhe po e caktoi atë kapiten shanset për të fituar kampionatin do t’i ketë më të mëdha, se sa me Ilir Metën kapiten. Me Berishën Partia e Lirisë mendon se do bëhet më e madhe, do ketë peshë më shumë. “Zonja Garo” nuk kupton as nga ligji, as nga futbolli, por ndoshta shpjegimi me futboll nuk e zë, siç me siguri e zë ligji.
Ronaldo nuk luan në këtë kampionat. Celibashi nuk e ka federuar, as Ronaldon, as ekipin e tij. Fakti se ai vjen vërdallë nëpër Shqiperi, i veshur me brekë dhe me topin nepër këmbë, nuk e bën atë lojtar këtu tek ne. Federimi e bën, por atë nuk e ka siguruar dot. Ronaldo luan në Arabinë Saudite, jo këtu tek ne. Tek ne nuk luan dot.
BF-ja është federuar dhe ka të drejtë të luajë. Por BF-ja e ka kapitenin. Ai nuk është si Ronaldo, mund të jetë edhe për faqe të zezë, por është kapiteni zyrtar, i caktuar me letra nga vetë BF-ja. Letrat e federimit BF-ja i ka depozituar në federatë, tek Celibashi. Kapitenin nuk e ka shkarkuar dhe nuk ka bërë zëvendësimin e tij me një kapiten tjetër…në Federatë, tek Celibashi.
BF-ja, ama, ka shkuar tek KAS-i, në Lozanë dhe i ka kërkuar atyre që ta lejojnë të huazojë Ronaldon, pa pyetur Al-Nassrin (ekipin e Ronaldos, se “zonja Garo” nuk kupton anglisht), ta federojë atë në mes të sezonit dhe ta njohë atë si kapiten, sepse kështu beson se do bëjë më shumë gola. KAS-i, në Lozanë nuk e bën dot këtë, nuk e ka kompetencë.
Rruga e vetme është që BF-ja të presë kampinatin tjetër, të blejë Ronaldon nga Al-Nassri gjatë sezonit të blerjeve, ta federojë atë, tek Celibashi, gjatë sezonit të federimeve, ta zgjedhë kapiten dhe të vijë me letrat në rregull në federatë, që Ronaldo të mund të luanë kapiten me BF-në, kampinatin që vjen.
“Zonjës Garo” ky shpjegim nuk i pëlqen, se nuk i leverdis. Qan si fëmijë dhe i thotë KAS-it, në Lozanë, të urrej! Me shpresë se KAS-it do i vijë keq dhe do i japë ndonjë karamele. Puna është se KAS-i prandaj është KAS që të mbrojë rregullat dhe mos lejojë që ato te shkelen as nga i madh dhe as nga i vogël, sado tekanjoz dhe i përkëdhelur që të jetë.
E kupton këtë “zonja Garo”? Po punditët mercenarë?
POPULLI SHQIPETAR THOTE : QENI LEH ATJE ku HA !
PërgjigjuAahahahahahahaa i modh. Super krahasim
PërgjigjuPyete Garon pse te Deboi ty dhe Burrin shteti zvicerian, Mashtrim, pastrim parash per logari te paleve te treta. Kjo mashtruese eshte zero