AAK e NISMA ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, akoma asnjë padi nga Vetëvendosja

23 Janar 2021, 18:15| Përditesimi: 23 Janar 2021, 18:19

  • Share

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA Social-Demokrate dhe disa subjekte nga radhët e minoriteteve në Kosovë, janë ankuar të shtunën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mos certifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë.

Sipas tij, AAK dhe NISMA, kanë bërë ankesë për mos certifikim të subjektit dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike përkatëse për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Edhe partitë tjera të minoriteteve, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës(PDAK), Partia e Ashkalive për Integrim, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) dhe Socialdemokratska Unija – Duda Balje, kanë bërë ankesa të ngjashme.  Zyrtarë të PZAP-së kanë thënë se bazuar në deklarimin e 22 janarit të kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, palët kanë të drejtë të ankohen brenda 24 orëve, pas pranimit të shkresës zyrtare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten nuk certifikoi listat zgjedhore të subjekteve politike Vetëvendosje (VV), Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pasi këto parti nuk i kishin zëvëndësuar kandidatët për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.
Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i rekomandoi KQZ-së që t'i certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, të cilët janë në kuadër të listave zgjedhore të subjekteve politike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?