Lajme të mira

ABA Stem Academy, e vetmja shkollë ‘stem’ në Shqipëri! Për herë të parë robotikë dhe printim 3D

8 Shtator, 16:24| Përditesimi: 8 Shtator, 16:29

  • Share

Nëse doni që fëmija juaj të zgjedhë shkollën e duhur dhe të edukohet jo vetëm për të menduar, por edhe për të krijuar dhe për të vepruar, prindërit shqiptarë duket se e kanë një zgjidhje, që quhet American British STEM Academy!

Një nga risitë më premtuese në arsimin parauniversitar në Shqipëri, një institucion i konsoliduar tashmë si shkolla e parë që aplikon metodologjinë STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), shkolla sjell një vizion të qartë dhe ambicioz dhe standardet më të avancuara të mësimdhënies ndërkombëtare në vendin tonë.

E vendosur në një ambient të gjelbëruar dhe të qetë siç është Linza, pikërisht aty ku natyra frymëzon dijen duke ofruar tre cikle të plota arsimore, American British Stem Academy ka hapur dyert e saj për nxënësit për të tretin vit.

“Është e para dhe e vetmja shkollë që përdor metodologjinë STEM në Shqipëri. Çfarë e bën unike ABA Stem Academy është ambienti që mundohemi t’u ofrojmë nxënësve tanë, për të qenë sa më motivues dhe kreativë, të mësojnë zgjidhjen e problemeve, mendimin kritik si dhe të punojnë në grup”, shprehet Marsela Salavaçi, drejtore e Përgjithshme e ABA Stem Academy.

Partner zyrtar i American British Stem Academy është Daniel Beaudoin me një përvojë 20-vjeçare në robotikë, inxhinier software, CEO i “Quantum Bits Techology” në Kanada.

“Jam këtu në partneritet dhe bashkëpunim me American British Stem Academy për të promovuar robotikën dhe printimin 3D. Kompania ime ka background në aplikacione të robotikës në SHBA, Kanada, Gjermani dhe Austri. Klientët tanë janë kompania si Toyota, Honda, Porche, Ford. Këtë vit ABA Stem Academy ka investuar në blerjen e pajisjeve robotike dhe printim 3D, duke i kombinuar me programet e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, duke krijuar edhe një mjedis argëtues për të mësuar fëmijët. Misioni ynë të sigurojmë që fëmijët do të kenë një edukim shumë të mirë, do të kenë mjetet e duhura dhe një të ardhme fantastike”, tha Daniel Beaudoin, partner i ABA Stem Academy, koordinator i Tech-Strategy.

Një nga mësuesit e kësaj akademie është edhe djali i Daniel, Evan, i specializuar në shkenca kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale në Kanada.

“Qëllimi im në shkollë është të jap mësim sistemin STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) përmes robotikës. Robotika shumë e rëndësishme sepse thekson STEM. Nxënësit në këtë shkollë dotë mësojnë si të zgjidhin probleme, të menduarin kritik, aftësitë kreative.  Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera, është shumë e limituar në aksesin sa i përket STEM-it dhe teknologjisë, që e bën punën tonë edhe më të veçantë. Duke prezantuar robotikën, printerat 3D dhe mësimin praktik të STEM, do t’u japim nxënësve mundësi që nuk mund t’i gjejnë kudo në Shqipëri. Çfarë po ndërtojmë është unike: jo thjesht program shkolle, por lëvizje që fuqizon nxënësit për të ardhmen e tyre”, shprehet Evan Beaudoin, mësues i ABA Stem Academy.

Që nga vitet e hershme të arsimit fillor, nxënësit mësojnë në mënyrë ndërvepruese, me eksperimente në laborator, projekte teknologjike, programim, robotikë dhe analiza të dhënash, duke e kthyer klasën në një hapësirë të gjallë dijesh dhe kreativiteti.

Shkolla ndërthur programin akademik me mësim praktik në laboratorë modernë, mësim në gjuhën angleze dhe drejtim nga staf i kualifikuar ndërkombëtarisht. Fëmijët mësojnë të programojnë, të krijojnë projekte inxhinierike, të punojnë në skuadër dhe të zhvillojnë ato aftësi që u nevojiten nxënësve jo vetëm për t’u përgatitur për universitetet më të mira ndërkombëtare, por edhe për tregun global të punës.

Në vetëm dy vite që nga themelimi, ABA STEM Academy ka arritur të krijojë një komunitet të mirëfilltë ekselence, ku nxënësit jo vetëm mësojnë, por edhe shkëlqejnë. Me 21 çmime të fituara në olimpiada të ndryshme kombëtare në fushat e matematikës, shkencës dhe teknologjisë, nxënësit dëshmojnë për një nivel të lartë përgatitjeje dhe një metodologji mësimdhënieje të suksesshme.

SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?