'Abaz Aliu na mbron nga koronavirusi', Baba Mondi: Nuk i ndalojmë dot pelegrinët të ngjiten në malin e Tomorrit

23 Gusht 2020, 16:45| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 16:50

  • Share

Edhe pse në kohë pandemie në Malin e Tomorrit vijon rituali i festës së bektashinjve. Mijëra Pelegrinë kanë zgjedhur të ngjiten në majën më të lartë për të adhuruar Abaz Aliun dhe për t’u lutur.

Rituali i bektashinjve në malin e Tomorrit ndodh çdo vit nga data 18 deri në 25 gusht, duke u shndërruar në ritualin shpirtëror për çdo pelegrin, që as edhe këtë vit nuk i kanë marrë parasysh kushtëzimet prej koronavirusit.

“Vijmë në mal për të adhuruar shenjtin Abaz Ali dhe për t’u lutur për paqe e mirësi në familjet tona. Zoti i shikon dhe i ruan pelegrinët nga e keqja,”-shprehen besimtarët.

Ndërkohë Baba Mondi, kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, nga Teqeja e Kulmakut ka deklaruar se nuk e priste të kishte një fluks kaq të madh pelegrinësh në një kohë të tillë me pandemi.

“Nuk i ndalojmë dot pelegrinët të vijnë në këtë mal të shenjtë dhe të adhurojnë zotin e tyre. Ne si Kryegjyshatë Botërore e Bektashinjve kemi marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e festimeve në mal, kemi kryer dezinfektimin e të gjithë zonës, kemi rregulluar rrugën drejt malit, kemi siguruar ujin dhe dritat,ndërkohë që në bashkëpunim edhe me bashkitë Skrapar, Berat e Poliçan kemi siguruar praninë e mjekëve dhe ambulancave për tu ardhur në ndihmë çdo pelegrini që mund të ketë probleme shëndetësore,”- ka thënë Baba Mondi.

Tradita thotë se pelegrinët duhet të ngjiten deri në pikën më të lartë të malit të Tomorrit, aty ku ndodhet në një teqe e vogël në të cilën prehet shenjti Abaz Ali, vëllai i gjetur i profetit Muhamet. Gjithsesi asgjë nuk përfundon këtu sepse kjo mund të konsiderohet vetëm fillimit.

Me të përfunduar lutjen besimtarët ngrejnë çadrat dhe më pas ndezin qirinjtë në vendet e shenjta, dhurojnë para dhe bëjnë kurban një deleje apo qengj.

Policia ndërohë për mbarëvajtjen e Peligrinazhit të shenjtë në Malin e Tomorrit si dhe për të siguruar respektimin e protokolleve të sigurisë për shkak të Covid-19, ka hartuar që prej datës 18 gusht një plan të detajuar masash, duke shtuar kontrollet dhe efektivët e policisë rrugore përgjatë të dyja akseve që të çojnë drejt Teqesë së Kulmakut në Malin e Tomorrit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 23/08/2020 18:45

    Nga trushpëlarja ju mbron?

    Përgjigju
  • Tosi: 23/08/2020 17:56

    Gjysma e 14 mije veteve qe kane qene ne tyrbene e kulmakut dhe kane puthur pllaken brenda saj duke hedhur 20 mije lekshin per mond bektagjiun jane infektuar me virusin covid 19. Do e shihni keto dite sa te ktheheni ne shtepi cfare demi i keni bere vetes. Ishalla na e ka ruajtur zoti Nafije dybekun se dhe ka puthur doren e mond bektagjiut. Popull primitiv, turpi i botes, ther qengja , ha si te babezitur, qelb malin dhe mbush thesin e te ashtuquajturit kryegjysh boteror , nje ish oficer delenxhi ne Burrel.

    Përgjigju
    • Fatos: 23/08/2020 19:06

      14000 kanë qënë në një ditë. Peligrinashi është 5 ditë. Mendonim se do të mendohej dhe do të bëhej thirje nga Kryegjyshata për të patur rregull dhe të respektoheshin distancat, si dhe të eleminoheshin vizitat jo yë nevojshme në ato objekte. Por duket makutëria dhe frika se mos humbasnin një nga momentet më të rëndësishme të sigurimit të të ardhurave nga ana e tyre, bëri që njerëzit të nxitrshin, duke u thenë se një lutje të shpëton nga virusi. Ishalla zoti nuk ndëshkon të paditurit, por maskarenjtë.

  • Lui: 23/08/2020 17:13

    Meqe mendoni qe ju mbron nga covidi, lutuni t’ju mbroje edhe nga trute e kokes, se nuk ka mundesi qe te kesh tru n koke e te besh gjera te tilla ne kohen e teknologjise dhe informacionit. Po e mbyll me nje shprehje tuajen si besimtare qe jeni. Zoti sikur thote "ruaju vete, qe te te ruaj une"

    Përgjigju
  • Tutu: 23/08/2020 17:10

    Festa e barbareve dhe idioteve...

    Përgjigju
  • WTF: 23/08/2020 17:03

    Njerez primitiv! Primitivizmi i ben keta njerez te varfer dhe varferia i ben te deshperuar dhe deshperimi i ben te besojne ne idiotsira dhe keshtu mbyllet nje rreth vicioz per keta viktima te pashprese.

    Përgjigju
  • Qejfliu: 23/08/2020 16:50

    Mua me mbron dafllaku i Monik L*viires

    Përgjigju
    • O tej: 23/08/2020 17:02

      Kujdes nga SIDA

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?