Abazaj dhe Rroca shkëlqejnë në Turqi, Gjimshiti i shpëton zhgënjimit te Atalanta

26 Tetor 2020, 16:24| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 17:29

  • Share

Dy ish-futbollistët e Kukësit Kristal Abazaj dhe Eduard Rroca e kanë nisur mjaft pozitivisht sezonin e ri me skuadrën e Isnabulsport në Ligën e Parë turke. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar të dielën kundër Eskisehirspor dhe të fituar me rezultatin 3-0 Abazaj shënoi golin që zhbllokoi takimin, ndërsa Rroca ishte autori i një asisti si dhe fitoi një penallti të shndërruar në gol.

Për Kristal Abazajn ky ishte goli i dytë këtë sezoz, ndërsa edhe Rroca ka shënuar po kaq në ndeshjet e mëparshme. Pas shtatë javësh kampionat Istambulspor renditet në vendin e dytë me 15 pikë dhe mbetet një nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Superligën turke.

Një paraqitje pozitive të dielën ka bërë edhe Berat Gjimshiti pavarësisht se Atalanta e tij është mposhtur 1-3 nga Sampdoria. Sipas Tuttomercatoweb mbrojtësi i kombëtares është vlerësuar me notën 6, ndërsa thuhet se u përpoq të kufizonte sulmin e kundërshtarëve, ndërsa u la në baltë nga dy kolegët.

Ndërkohë të dielën Gatusso nuk rezervoi asnjë minut për kapitenin e Kombëtares Elseid Hysaj, ndërsa prej tre javësh Myrto Uzuni, i prekur me koronavirus, nuk është pjesë e Ferencvarosh.

Dy ndeshjet e fundit të Kombëtares në Ligën e Kombeve, që janë deçizive për renditjen, do të luhen me 15 dhe 18 nëntor në Air Albania kundër Kazakistanit dhe Bjellorusië.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?