Abazoviç kryeministër, studiuesi: Nuk u zgjodh sepse është shqiptar, por sepse është i guximshëm! Ballkani i Hapur? Nuk do i bashkohet zyrtarisht

29 Prill 2022, 13:05| Përditesimi: 29 Prill 2022, 13:53

  • Share

Studiuesi i çështjeve rajonale Enver Bytyçi tha në Report TV se Dritan Abazoviç nuk u zgjidh kryeministër i Malit të Zi sepse është shqiptar, por sepse është politikan i zot. Sipas tij Abazoviç do të jetë përkohësisht kryeministër, ndërsa shtoi se partitë e mëdha nuk do e lejojnë më të fitojë në të ardhmen.

“Ishte e qartë që do të ishte kryeministër i Malit të Zi, u desh pak kohë, por qeveria e mëparshme e kishte të pamundur të bënte reforma. Ardhja e Abazovic është një lajm shumë i mirë, për shkak se në fund të fundit Mali i Zi ka një qeveri pro perëndimorë. Ai nuk u bë kryeministër sepse është shqiptar, por për shkak të kredibilitetit që fitojë në politik. Vuri kushtin që rruga në NATO duhet të jetë e padiskutueshme, si dhe anëtarësimin në BE. Partitë e mëdha nuk do e lejojnë të fitojë sërish. Abazovic do të jetë përkohësisht kryeministër, por i suksesshëm. Ai është një politikan i guximshëm, i pëlqen sfida. Filozofia e tij është që në partinë e tij të bashkohen të gjitha nacionalitet, është një politikan i llojit të dikurshëm jugosllav “Mbi të gjitha Mali i zi”. “, tha ai.

Aktualisht në rajon kemi tre kryeministra shqiptar, Edi Rama në Shqipëri, Albin Kurti në Kosovë dhe së fundmi Dritan Abazoviç në Malin e Zi, por Bytyçi mendon krejt ndryshe. Ai tha se rajoni ka “1 kryeministër e gjysmë shqiptar”, kjo sepse kreu i shtetit që të quhet i tillë duhet të punojë për interesat e qytetarëve, duke thumbuar në këtë mënyrë ata.

“Një kryeministër e gjysmë shqiptar në rajon. Abazovic nuk është kryeministër se është shqiptar. Rama asnjëherë nuk e ka kritikuar Vucic për ato që ka thënë ndaj Kosovës, pra nuk ka nevojë të jetë shqiptar, por të bëjë për shqiptarët. Me atë dua të them që kryeministrat duhet të jenë vërtet kryeministra dhe të mbrojnë me shpirt interesat e shqiptarëve. Nëse vënë në plan të parë Shqipërinë dhe jo interesat vetjake, jam i sigurt që do të jenë vërtet kryeministra.”, shprehet ai.

I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në “Sot Live në Shqipëri” lidhur me “Ballkanin e Hapur”, ai tha se Abazoviç megjithëse ka mendime pozitive për këtë iniciativë nuk do t’i bashkohet zyrtarisht.

Ai mendon se Rama duhet të kishte menduar për Kosovën dhe t’i vendoste kusht Serbisë, njohjen e saj përpara se të krijonin “Open Balkan”.

“Rama e nisi iniciativën me Vuçiç pa u konsultuar me shqiptarët e tjerë në rajon, sidomos me partnerin që e ka më të afërt, Kurtin. Duhet t’i thoshte Serbisë, e bëjmë, por Kosova që të bëhet pjesë duhet të njihet nga Serbia.  Abazovic e ka një ndjenjë pozitive, një lloj simpatie për Open Ballkan. Evropianët janë kundër Ballkanit të hapur, sipas tyre nuk është infinitivë evropiane. Scholz, nuk e përmendi në asnjë rast të vetëm, por përsëriti që duhet të vazhdojë procesi i Berlinit. Nuk mendoj që do t’i bashkohet, të paktën zyrtarisht.”, tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?