Ministrja e Arsimit në takimin me mësuesit

Abetarja e unifikuar, Ministrja e Arsimit: Kemi nisur trajnimin e mësuesve, më 1 shtator e prezantojmë! Rama: Gëzuar

29 Gusht 2022, 12:23| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 15:01

  • Share

TIRANË- Ka nisur trajnimi i mësueseve të klasave të para për abetaren e unifikuar Shqipëri-Kosovë. Ministrja e Arsimit Evis Kushi bën me dije se ka takuar sot mësuesit e klasave të para, teksa ka ndarë edhe një foto me kopertinën e librit. Abetarja e unifikuar është gati dhe do vogëlushët do ta kenë në duar në nisje të sezonit shkollor, me datë 12 shtator.

"Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t'u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor. Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi."

Ashtu siç Shqiptarja.com ka raportuar më parë, më datë 1 shtator do të mbahet në Kosovë një ceremoni për prezantimin e abetares, ku e pranishme do të jetë Kushi dhe homologia e saj Arbërie Nagavci.

“Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Kushi.

Ceremonia do të mbahet më 1 shtator duke qenë se sezoni shkollor në Kosovë nis më 1 shtator. Abetarja e unifikuar vjen si zbatim i marrëveshjes së nënshkruar mes qeverive të dy vendeve.

Ora 12:26
Rama: Gëzuar Abetaren e parë të unifikuar! Krijesë e bashkimit të qeverive Shqipëri-Kosovë për fëmijët shqiptarë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Abetaren e re të Përbashkët Unike që do të përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë duke thënë se është krijesë e vullneteve të qeverive për fëmijët shqiptarë.

“GËZUAR ABETAREN E PARË TË UNIFIKUAR, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë fëmijët shqiptarë këtej e andej bjeshkëve, e kudo ata ndodhen”, shkroi Rama.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sejdiu: 29/08/2022 17:54

    Bravo zonja Kushi, fitore historike per kombin.

    Përgjigju
  • Luani: 29/08/2022 17:52

    Hartimi i Abetares eshte sukses i ministres ne radhe te pare dhe une e pershendes. Jola per disa gjera pajtohem me ty, por per ministren jo. Ajo eshte nga ato zonja qe punon ne heshtje dhe jo per t'u dukur. Eshte grua e studiuar dhe shume e thjeshte dhe e komunikueshme. Sa per Artan Fugen, me fal por ai eshte akademik, mund te jete ne Akademi apo ne institute kerkimore.

    Përgjigju
  • Jola: 29/08/2022 15:34

    Perdorni aberaten e kohes se xhaxhit, e thjeshte, e sakte, e kuptueshme. E meqe ra fjala rikthehuni te librat e dikurshem shkollore, te cilet kane qene gjithashtu teper cilesor. Librat me te cilet mesojne femijet qe nga periudha e demokracise e ketej, jane pacavure copy - paste te ca librave qe I Madhi Zot e di ku I kane gjetur. Jo per gje po shkolla po nxjerr analfabete. Per te mos folur per profesionalizmin e mesuesve. Vaj medet. Flas per situaten ne Shqiperi. E moj Kushi, nuk eshte e lehte te jesh ministre. Pune te veshtire ke. Po sa me pak te dish, aq me I lumtur je. Do isha per Artan Fugen ne kete pozicion. Te pakten e di se cfare flet dhe mbi te gjitha eshte profesionist.

    Përgjigju
  • Klajdi: 29/08/2022 14:08

    Suksese te gjitheve ne kete vit shkollor dhe ja te tilla bashkpunime pacim perher

    Përgjigju
  • Jona: 29/08/2022 14:06

    Hallall per keto pun kaq te mira qe jeni duke ber z.rama jeni per tju duartrokitur keshtu vazhdoni

    Përgjigju
  • Luan: 29/08/2022 13:42

    sa me shume bashkepunime tani me kosoven e pse jo te behemi nje shtet

    Përgjigju
  • Alesia: 29/08/2022 13:41

    Shpresoj te behet shume shpejt dhe per Maqedonine.

    Përgjigju
  • miri: 29/08/2022 13:32

    nje abetare e unifikuar rrjedhimisht sjell bashkimin dhe bashkpunimin me te madh mes vendeve tona

    Përgjigju
  • dritan: 29/08/2022 13:31

    keshtu te bashkuar krijojm gjera me te mira e te vlefshme per dy vendet tona

    Përgjigju
  • Gimi: 29/08/2022 13:24

    Me ne fund u bo. Ishalla po behet dhe per maqedonin shume shpejt

    Përgjigju
  • Mondi: 29/08/2022 13:23

    Fiks sic duhet te jete. Nje komb, nje gjuh, nje abetare

    Përgjigju
  • Goni: 29/08/2022 12:58

    E gezofshi abetaren e re femij te dashur dhe shpresoj te beheni sa me te dishem e te mencur

    Përgjigju
  • Henri: 29/08/2022 12:57

    Shpresoj qe bashkupunimi midis dy bendeve tona ne fushen e arsimit te zhvillohet akoma dhe me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?