Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani

25 Prill, 16:01| Përditesimi: 26 Prill, 00:41

  • Share

Pr/ligji për shëndetin riprodhues i dalë për konsultim public njeh të drejtën e një 16 vjeçareje të pamartuar të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen per vendimin e saj.

Kjo pikë ka ngjallur debat në shoqëri.

“Vendimi për abort është i vështirë edhe për një grua të rritur. Si mund ti lëmë një vendim kaq të madh emocionalisht sa edhe një grua 30 vjeçe që bën abort ka dëm psikologjik. Është dhimje e madhe që të shoqëron gjithë jetën, pastaj problematikat që vijnë nga ana shëndetësore ” thotë Suela Koçibelli aktiviste e ftuar sot në studion e emisionit “Përballje“ sot në Report Tv.

Edhe mjeku obstetër gjinekolog Rustem Celami është kundër vendimmarrjes vetëm për abort në moshën 16 vjeçare.

“Me ligjin e ri është menduar që nga mosha 18 vjeç të kalojë në 16 vjeç mosha e abortit. Nga ana tjetër si moshë barre është menduar të kalojë nga 12 javë, në 14 javë. Kjo nuk është menduar mirë. Çfarë mund të diskutosh ti me një 16 vjeçare. Aborti në një moshë të tillë mund të japë dëmtime, hemoragji të mundshme që kanë pasoja më madhore, që mund të shkojnë nga mos pasje një fëmije deri tek rrezikimi i jetës. Të rrisësh ndërprerjen vullnetare të shtatzanisë me dëshirën e pacientës në javën e 14-të dhe të ulësh moshën e të drejtës që i jep adoleshetëve… Duhet rivlerësuar duhen akte ligjore shumë të qarta se do të ketë shumë probleme”

Si është në Gjermani?

Në Gjermani është e lejuar mundësia për abort deri në 12 javë, por pas kësaj jave është e dënuar me ligj.

“Duhet të plotësohen shumë kritere që të lejohet që të jepet firma edhe nga ana e gjinekologut përcjellës që ky abort të bëhet në kushte spitalore. Një psikolog e shoqëron 2 javë vajzën para se të marrë një vendim kaq të rëndësishëm. Në Gjermani gjithnjë e më radhë ndodhin abortet tek të miturit pasi prindërit gjermanë nisin kontracepsionin që në moshën 12 vjeç, kur e kupton se fëmija e tyre ka një shok apo një shoqe” thotë Aurora Dollenberg mjeke në Gjermani.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/04/2024 00:36

    O.K,nje 16 vjecare nuk logjikon njelloj si nje 18 vjecare,apo nje 30 vjecare.Po familja e saj dhe shkaktari i shtatzanise logjikojne njelloj?! Familjaret kane per t'a quajtur vajzen prostitute,femijen kopil,mund t'ja detyrojne t'a abortoje,ose po e lindi t'a adoptoje,mund t'a rahin vajzen,mund t'a detyrojne te martohet me dike qe nuk deshiron,per te mos folur per pergjegjesin qe mund t'a braktise,ose te aludoje se nuk eshte i tija ,thjesht per te mos marre pergjegjesite.Kur debatoni nese nje 16 vjecare nuk ka pjekurine e duhur per nje vendim te tille,duhet te mendoni dhe qe nje pjese e shoqerise sone,te aferm e meshkuj qe e shkaktojne kete gje, gjithashtu shfaqin cilesi pjekurie qe jane zhgenjyese per raste te tilla.

    Përgjigju
    • Koli: 28/04/2024 01:05

      Krahason 18 vjecaren me 30 vjecaren ne llogjike ????????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?