Me debate është shoqëruar tematika e shumëpërfolur e abortit ditën e sotme në 'Studio Live' në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.
Të ftuar në panel ditën e sotme ishte gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari dhe pastori Ylli Doçi, të cilët nisur nga vendimi i gjykatës së lartë në Amerikë, diskutuan nëse janë pro apo kundër abortit.
Për Lekatarin, aborti duhet të jetë një proces normal, pasi sipas saj zgjedhja është personale e trupit të gruas dhe e askujt tjetër. Një pohim ky që nisi një debat mes saj dhe pastori, Ylli Doçi, për të cilin, ka opinione të ndryshme nga ateistë dhe teistë dhe për këtë çështje Amerika e trajton si çështje federale.
Gazetarja pohon se aborti nuk do të thotë të vrasësh bebe, pasi ato janë një grumbull qelizash, nuk është e gjallë.
'Shkencëtarët ende nuk e kanë vendosur kur fillon jeta, çfarë thuhet kur është i gjallë. Ne nuk e dimë nëse një virus apo një qenie jete, konsiderohet si e gjallë. Nga ana tjetër para 50 vjetësh, kur ka kaluar afati, gjykatësja ka thënë që ne nuk e dimë kur fillon jeta. Ne nuk mund të themi që ti po vret bebe ato nuk janë bebe, ka debate, kur quhet fetus kur quhet bebe'. - tha Zhaklin Lekatari.
'Është e pakalueshme nëse është e drejtë apo e gabuar. Në të gjitha këto dimensione që vijnë nga mendime ateiste, teiste, pra duhen dëgjuar të gjitha mendimet. Amerika është ndryshe nga Shqipëria, diskutimi që po bëhet tani me supremen është një diskutim federal. Gabimi që u bë në '73, është se e bën çështjen e abortit në çështje federale.' tha pastori, Ylli Doçi
Diskutimi vijoi me një deklaratë nga Lekatari e cila tha se termi bebe është e gabuar, pasi në javën e 10 kemi kthimin e një embrioni në fetus, një deklaratë e cila iu kundërpërgjigj pastori i cili tha se është një person.
'Ne në javën e 10 kemi kthimin enjë embrioni në fetus, pra edhe si terminologji është e gabuar.' Është një e drejtë shëndetësore bazike e gruas, unë kam të drejtë të vendos për trupin tim me mitrën time. Unë Arbër, nuk vendos dot për kanalet e tua dhe për prostatën tënde.
Pjesë nga debati:
Ylli Doçi: Ti ke një person tjetër në trupin tënd
Zhaklin Lekatari: Ai nuk është një person ai është një grumbull qelizash, është embrion dhe fetus. Nëse një vajze 11 vjeçe është përdhunuar dhe ka fëmijë a duhet ne t'i heqim të drejtën e një jetese normale?
Ylli Doçi: Nuk ke sesi të kërcënosh një jetë njerëzore për hir të ndjenjave të dikujt. Po t'ua tregosh nënave se çfarë po ndodh në trupin e tyre ato e kuptojnë më mirë sesa vlerë ka jeta'. Unë po them si do e kuptojë ngjizjen e spermës me vezoren, aty nis lindja. Është një çështje filozofike.
Zhaklin Lekatari: Nuk është fëmijë, fëmijë është kur ka lindur.
Ylli Doçi: E thotë bibla
Zhaklin Lekatari: Nuk e thotë bibla mo pastor, o pastor, nuk është. Unë do besoj doktorin jo pastorin dhe doktori thotë në javën e gjashtë pastor, duke quajtur një grumbull qelizash fëmijë.
Gazetarja Zhaklin Lekatari e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv është përplasin me pastorin Yllin Doçi, teksa po diskutohej në lidhje nëse janë pro apo kundër abortit. Lekatari tha se një fetus nuk është një bebe, por është një grumbull qelizash. Sipas saj pastori po deformon publikun, pasi ajo në atë që thotë bazohet tek shkenca dhe jo mendimet e saj individuale.
‘Nuk është fëmijë është një grumbull qelizash. Nuk e quaj unë e quan shkenca. Unë kam mitër, jo ju. Ju nuk keni të drejtë që të flisni, unë kam. Kisha është opsesionuar me fetusin dhe embrionin. Duhet të mendojë për ato fëmijë që janë përdhunuar ndër vite. Kisha do t’i mbajë njerëzit e varfër. Nuk do të lë që të thërrasësh fetusin Bebe. Po deformon të vërtetën pastori. Po flas me argumente shkencore.’- tha Lekatari.
Cdo gje bëhet për reduktim të popullsise pjesa tjeter jane opinions
PërgjigjuPse se ben emrin Zhaklina Mitra se e ka fiksim
PërgjigjuPo rrini mos i hyni ketyre debateve te kota. Aborti eshte nje e drejte gruas duan apo jo injorantet fetare.
PërgjigjuZoti Artan, ju kerkoj falje qe i bej nje koment, komentit tuaj. Une personalisht hyj tek personat qe jam kundra abortit dhe qe besoj se Zoti eshte dhuruesi i jetes. Pra nese perdor terminiologjine tuaj, edhe ine jam nje person fetar. Por kjo nuk do te thote qe une jam nje injorant dhe qe e ngre te gjithe bazen e mendimit tim mbi dogma fetare. Me shume perulesi do doja te trokisja mbi menyren e te shprehurit. Ndersa shkruani opinionin tuaj mbi temen e diskutim, nuk eshte nderuese qe te jeni paragjykies dhe ofendues mbi nje grup shoqeror te caktuar, qe ne kete tast i bie qe te jene ataxqe besojne dhe qendrojne per vlerat e besimit te tyre. Nuk e shkruajta per debat kete koment, keshtu qe nese do zgjidhni per te bere nje kunder konent, apo do perpiqeni te me ofendoni dhe te me degradoni me komente fyese, une zgjedh qe te mos pergjigjem me tutje. Zoti tju bekoje
Debate të kota? E vetmja gjë kot është kjo tipja që duket qartë që ka probleme mendore/emocionale dhe komenti jot që është në linjë me mendjen e kësaj!
Femija ka te drejten e vete per te patur jete. Nena sillet thjesht si shtepize per femijen. Te vrases nje krijese njerezore duhet te konsiderohet si krim. Nese gruaja nuk do femije, le te perdori masa parandaluese qe te mos arrije ne ate pike. Kur arrin shtatzeni, gruaja ka pergjegjesi per femijen e saj. Abortimi eshte thjesht menyre per tu larguar pergjegjesive qe dalin nga seksi i pambrojtur. E vetmja arsye ku abortimi mund te konsiderohet eshte ne rast perdhunimi.