Politikë

‘Absolutisht po, flet vetë!’ Rama ironizon Berishën për VIDEO-postimin, repin banal me ‘vrasje kallashi' e shoqëron me bëmat ndër vite të tij: Gërdeci, 21 Janari, 1997-a!

26 Mars, 20:23| Përditesimi: 26 Mars, 20:43

  • Share

Kryeministri Edi Rama ironizon përsëri kreun e Partisë Demokratike me një video-postim të radhës në llogarinë e tij të rrjetit social facebook, duke marrë për shkak pikërisht një nga videot e Sali Berishës që i përgjigjej dyshes Rama-Basha për ‘dissing’ të nisur mes tyre prej ditësh.

Me një tekst kënge rep rruge me fjalë banale dhe kërcënuese, Berisha kujtonte për kundërshtarët e tij ‘sharje me libër shtëpie’, kërcënim me kallash, “ndarje për gjysmë” apo dhe vrasje me armë.

Duke e marrë si referencë, Rama sot ka përdorur tekstin dhe këngën rep duke i vendosur në sfond ‘bëmat’ e Berishës ndër vite, nga trazirat e vitit 1997, dhuna elektorale, shpërthimi i gërdecit, vrasjet e 21 janarit, “torta e pavarësisë’ dhe skena të tjera politike e dhune ndër vite të kreut të selisë blu.

Nuk mungon as "kërcimi i famshëm" i deputetëve të PD-së për Sali Berishën në festat e fundvitit, shumë prej të cilëve mbetën jashtë listave të sigurta për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Në fund ai e mbyll me një pamje bufash dhe shprehjen e Berishës e thënë dikur në foltoren e Parlamentit:

“Jam Sali Berisha unë, o budallenj...!”.

Rama në fund e ironizon edhe me brohorima pas deklaratës, teksa mbyllet ehde kënga rep në sfond.

Në krah postimi ka edhe nënshkrimin:

“Absolutisht po, flet vetë...!”.

Duke iu referuar pikërisht bëmave të Berishës, sipas tekstit të këngës, që përshkruhet nga dhuna dhe atë që përfaqëson kreu i PD-së.

Teksti i plotë i këngës:

Mos um shti me nxerr kët pistoletë, se un e kam gjakun e nxet. 
Pi shoh 1 milion imitus, po vetëm një është i vërtet.
Asht ai Viktori drejt nga qafa, që then kafka për nji fjal.
A guxon përpara ti me m’dal, ta q*** non more djal.
A t’kujtohet ai mangupi i trent nat tru, n’Sami Frashëri që ka shku
Tri her prej shkollës jam përjashtu, vet kon dush qata qo met kallxu
Nan e bab e pan se jom belagji, un t’hyj në shpi e t’vras me kallash
Menon që jam dreq, po nuk jom. Kurrgjo s’jom kon e qa jom tash
Jam sikur Azem Bejta i dytë, krejt armiqt dost ko mi myt.
Jam mafi shqipe n’Amerike, sum ha k*** për kërkon edhe pik!
Qoft se qka thash te ofendoj, at’her pot nxitoj te sfidoj.
Sikur Ball Kombetar un luftoj, kush nuk beson un ja vërtetoj.
Krejt armiqt emrin ma thrrasin, kta reperat tjer prej inatit plasin.
Veq badihava po repovasin, ska bir nane që ma nal hasin.
Kejt o gjys t’kam shti n’sy, ti me mu nëse do mu shty.
Amm t’bej bir n’kry, jep respekt se tash jom kthy.
Tkofsh i forti po m’vjen mire, hajde tash shajem ne ftyr.
Se pernime po du me kshyr, a je i shtir a veq kelpsin
Djal i babës mos harro, mos hap gojë mas shpine mo.
Plesht i vogël kishe po shaj, vi aty tshkeli, për ghyst të daj. 
Tkofsh i forti po mvjen mir, hajde tash shajem drejt ne ftyr.
Se pernime po du me kshyr, a je i shtir a veq kelpsin
Djal i babës mos harro, mos hap gojë mas shpine mo.
Plesht i vogël kishe po shaj, vi aty tshkeli, për ghyst të daj. 
(Jam Sali Berisha un, o budallenj...!)

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?