Abstenimi për mandatin e Xhaçkës, Çollaku: Sot duhet të ishte shpërndarë Kuvendi! Republika ka rënë

13 Shtator, 14:26| Përditesimi: 13 Shtator, 14:38

  • Share

Vendimi i mazhorancës socialiste me abstenimin e djeshëm në seancën plenare, për të mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, është shkak për t’u shpërndarë parlamenti. Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV.

‘Nuk mund të degradojë parlamenti. Ky është një anormalitet, ajo gjuhë turpëron çdo shqiptar. Për çështjen e votimit në një vend normal, normal ama, sot duhet të kishte rënë parlamenti,. Pasi parlamenti ka bërë një akt jo kushtetues. Parlamenti dje ka refuzuar, nuk është bindur, ka asgjësuar autoritetin e gjykatës Kushtetuese. Parlamenti ka përdhosur, ka refuzuar Kushtetuese, mbrëmë në darkë me votën e PS-së praktikisht Republika ka rënë jemi një vend tribal. Në bazë të çdo normave. Në kuptimin institucional Republika ka rënë mbarëm. Është një grusht shteti pa armë, pa armë rrëzohet gjykata Kushtetuese në parlament. Republika mbrëmë ka rënë. Çdo gjë është antidemokratike. Është ilegjitime.’- tha Çollaku.

Duke u ndalur te situata brenda PD-së, Çollaku tha se është e dëmshme që opozita të thërrmohet dhe të shkojë e përçarë në zgjedhje.

‘Është e dëmshme të thërrmohet opozita. Pashë një lëvizje parlamentare nuk do të doja thërrmonin e opozitës. Mendoj se në rast se ka ide të ndryshme nuk shoh ndonjë dramacitet. Duhet shmangur shkuarja në zgjedhje të ndarë, pasi është vetëvrasje politike.  Unë jam deputet i PD-së, kam refuzuar të dal nga grupi i PD. Jam ftuar të marr pjesë në grupin parlamentar kam pranuar të marr pjesë. Nuk përfaqësoj askënd flas në bazë të ndërgjegjjes sime.’- tha Çollaku.

Sa i takon raporteve me SHBA-në, Çollaku i konsideroi jetike.

‘Raporti i PD-së me SHBA-në është jetik. Unë mendoj se çdo individ edhe më i rëndësishmi i historisë së saj duhet të ketë garanci të ballafaqohet, pa asnjë lloj imuniteti përball drejtësisë. Beteja me drejtësinë duhet bërë dhe kërkon kushte të drejta dhe të barabarta.’- tha Çollaku.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ali Senjefi: 14/09/2024 14:41

    Per Qollakun kam pershtypje te mira.Me shaka une i them gomar,por ai eshte koke tul.Shikoja koken ! Bejme pyetjen :"cfar ka brenda tere ajo koke " Mendimi im eshte se ajo eshte bosh , pra mund te mbushet edhe m...

    Përgjigju
  • Linda: 13/09/2024 16:32

    Kreshnik Collaku te paska lene mendja fare te te vij turp per keto idjotizma qe thua.Berisha eshte i burgosur dhe opozitaret e mbajn fotografine tij te bluzat kur futen ne parlament pastaj e djegin dhe e shkaterrojn kuvendin sic ju do qefi dhe ne fund thoni se jeni te ndershem!! Jeni grabitqar kriminel dembel merrni rrogen e deputetit vetem per te shpifur gjithe diten neper kanale dhe per te bere deklarata te " mire paguara nga familja kriminele Berisha"! Shko ti dorezo mandatin e deputetit se nuk te takon!!

    Përgjigju
  • arberi: 13/09/2024 15:31

    Collaudo thote se Republika ka rene.Opozita e ka mendjen tek.pushteti ose me mire tek mundesia per te vjedhur.Kjo qeveri ka te meta,por nuk mund te krahasohet me opoziten.Fatkeqesisht opozita eshte nje repart i shpartalluar.Zoti iu ruaj mendjen,por jo shendoshjen e kokes nga ana figurative,por brenda.

    Përgjigju
  • MARMALAT REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]]: 13/09/2024 15:20

    O Kreshnik Çollaku marmalat e thartume sot qeveria ka ra e tani ty duhet me tē ba karministēr Kreshniku haleve. Po pse ka ra çeveria o Çollak mavria apo me ardh prap ti me partin e çudirave qē ktē vēnd e dogjēn, e vodhēn , e vran , e styrgjinosēn e sakatosēn e ti prap pa pik turpi del e lef pa pushim o kari im.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?