Abstenoi komisionin hetimor për ‘TIMS’, Petro Koçi për Report Tv: Anëtarët duhej të pajiseshin me certifikatë sigurie, do kenë akses në informacione të klasifikuara

22 Mars, 14:03| Përditesimi: 22 Mars, 14:40

  • Share

TIRANË- Deputeti socialist, Petro Koçi doli nga rreshti dhe abstenoi gjatë procesit të votimit për ngritjen e komisionit hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. I ftuar në Report Tv, Koçi shpjegoi arsyen përse abstenoi dhe nuk ngriti kartonin jeshil njëjtë si kolegët e tij socialistë.

Në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Koçi tha se abstenoi pasi në gjykimin e tij, të gjithë ata persona që do kenë akses në informacione të klasifikuara duhet të pajisen me certifikatë sigurie. Koçi tha se propozimin e tij e tha në Kuvend, por nuk pati asnjë reagim dhe kështu abstenoi.

“Abstenova, se para se të niste votimi i pr.ligjeve dhe pr.vendimeve, mora fjalën për procedurë dhe thashë që kur të vijmë te komisioni për TIMS kam thënë që ata do jenë pjesë e këtij komisioni duhet të jenë me certifikatë sigurie. Salianji është anëtar i komisionit të sigurisë, por në momentin që në atë komision administrohen informacione të klasifikuara ata nuk mund të kenë kontakt me informacione të klasifikuara në momentin që s’kanë certifikatë sigurie.

Duhet të bëhet kujdes që në procedurat e funksionimit, në momentin që do ketë kontakt me të dhëna sensitive, atëherë ata individë që s’kanë certifikatë sigurie i duhet shmangen. Janë çështje që kërkojnë disiplinë shumë të rreptë, sepse nëse këto kritere shkelen atëherë do mbahet përgjegjësi penale”, tha Koçi.

Sa i takon dakordësisë me Rithemelimin për kthimin e Kuvendit në normalitet, Koçi tha se opozita e kuptoi që ajo rrugë nuk i çoi gjëkundi dhe i “vendosën gishtin kokës”.

“Gjykoj se Rithemelimi nuk kishte rrugë tjetër. Disa muaj dhunë, pamje dhe një imazh komprometues nuk e çoi asgjëkund. Përpjekja që procedim Berishës të mund të intimidojë frikësojë nga politika dështoi. Ata donin një rrugëdalje. Aty ka qenë, mendoj se më në fund i vunë gishtin kokës dhe prandaj u kthen në normalitet. Ishte një sjellje e padenjë, i rrëzonte në vlerësimin e publikut.

Pranuam kërkesën kushtetuese të opozitës me komisionet hetimore. I qëndruam vlerësimit paraprak që kemi patur, kemi thënë që komisione hetimore po, por pasi të kemi pasqyruar vendimet e GJK në ligjin përkatës. Të dhunuarit për të mos fjalën ishim ne, se ata nuk donin ta merrnin vetë”, tha Koçi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?