Sociale

Absurde në Tiranë, thasë me inerte hidhen nga kati i pestë, pak metra larg trotuarit dhe vendit ku luajnë fëmijët! Bashkia dërgon grup kontrolli pas denoncimit në Report Tv, gjobitet pronari

9 Tetor 2021, 12:15| Përditesimi: 9 Tetor 2021, 14:15

  • Share

Thasë me inerte që hidhen nga kati i pestë i pallatit, me papërgjegjshmëri absolute, duke rrezikuar jetën e fëmijëve e banorëve! Kjo është një ngjarje që ndodh prej disa ditësh në mes të Tiranës, në zonën e 'Myslym Shyrit'.

Video është publikuar nga aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Megi Mustafaraj, ndërsa gjithë kjo ndodh vetëm pak metra larg trotuarit ku kalojnë çdo moment qytetarë dhe po ashtu shumë afër vendit ku luajnë fëmijët.

Megjithatë pronarëve të apartamentit, identiteti i të cilëve nuk dihet, duket se nuk i intereson shumë se çfarë ndodh pasi nxjerrin mbetjet nga banesa e tyre.

Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit të skandalit në Report Tv, Agjencia për mbrojtjen e Konsumatorit, në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka reguar duke dërguar një grup për kontroll. Pas konstatimit të problemit, pronari është gjobitur me 5 mijë lekë, ndërsa vendi ku hidheshin inertet është pastruar.

Gjoba vendosur pronarit të apartamentit

Shesh pushimi i pallatit pastruar nga inertet

Komento

Komente

  • Llazar: 11/10/2021 09:17

    Me 5 mije lek gjobe qe i ka vene Bashkia, nuk besoj so reflektoje as ky as te tjeret qe lexojne lajmoin. Eshte me lire se te marri puntore per ti zbritur poshte...

    Përgjigju
  • denis: 09/10/2021 12:46

    Kur do te edukohen keta shpellare...

    Përgjigju
  • Qobani: 09/10/2021 12:00

    Ma mir na bjen me e pranu realitetin,Isa boletini u vra nga shqiptarët,gjoja se ky po bahet ma i zoti se Millosh kopiliqi !

    Përgjigju
  • Llazi, shoku i Hajros: 09/10/2021 11:29

    Ne vitin 1983, vellai i Abdyl Xhajes, ish ministrit te industrise se Sali Berishes, ka vrare nje njeri pikerisht duke hedhur mbeturina inertesh nga kati i 4 i nje pallati ne Elbasan. Nuk u denua sepse i vellai dhe vete Abdyl Xhaja ishin bashkepunetore te sigurimit te shtetit.

    Përgjigju
    • emri: 09/10/2021 12:24

      Precedente ka sa te duash ai vend puna eshte se nuk zene mend. 5mije lek gjobe?! qenka keputur ne bythe bashkia.

  • Amos: 09/10/2021 11:04

    Ku bohet njeri Shqiptari mor mik, me shum mundesi ka te mesosh gomarin me mesu makinen sesa me i mesu Shqiptarit edukate e qytetari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?