Kryeministri Albin Kurti

Opinion

Absurdi, Albin Kurti zbut zinë për humbjen e 10 jetëve në aksident, me fitoren e Norës në xhudo

27 Korrik 2021, 21:02| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 21:04

  • Share

Ky është statusi më absurd që e kam lexuar në jetë:

‘Në këtë ditë hidhërimi ndërsa vajtojmë për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Kroaci, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë…’

E shihni çfarë mendon ky për zinë dhe se sa lehtë pajtohet ky me vdekjen e huaj.

Kurrë s’kam dëgjuar se hidhërimi për humbjen e jetëve zbutet me lojë!

Zemra nuk lehtësohet së paku pa hy dhimbja në dhé!

Por, e dhimbshme është se ‘dhimbja shtetërore’ aktrohet, se dhimbja e huaj mbetet dhimbja e huaj!

Kur të dhemb zemra përnjëmend-nuk bën gabime.

Të nevojitet kohë të pajtohesh me vdekjen e njerëzve t’u.

Vuajtja dhe zija janë proces i gjatë, i dhimbshëm dhe ngushëllimi vjen i fundit.

Sikur të shkonte dikush t’ua lehtësonte zemrat familjarëve të viktimave, duke u treguar se ka fituar medale një shqiptare në Japoni!

Absurd!

P.S. Fshije atë stuatus mos ta sheh kush se përveç absurd është edhe johuman edhe naiv.

Ka vakt- gëzohesh nesër për fitoren e Norës!

Kurrë s’është vonë për t’u gëzuar.

Veç vdekja nuk ndodh dy herë!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gomari: 28/07/2021 10:33

    Nje here qe u be nje gomar kryeminister dhe te gjithe e sulmojne, ceshte ku racizem....!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?