Gjoba dhe pemët të cilat krasiti i moshuari para pallatit

Politikë

Absurdi/ I moshuari gjobitet me 200 euro se krasiti pemët para pallatit në Tiranë! Braçe denoncon: Ka 4 muaj që kërkon drejtësi, kjo nuk është Policia Bashkiake që na duhet

17 Prill, 10:36| Përditesimi: 17 Prill, 11:37

  • Share

TIRANË- Një i moshuar është gjobitur me 200 euro nga Policia Bashkiake e Tiranës, pasi ka krasitur pemët për të cilat kujdeset para pallatit ku banon. Denoncimi është bërë nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka publikuar në rrjetin e tij social edhe fletën e gjobës.  

I moshuari, Sabriu, i ka mbjellë vetë të gjitha pemët dhe kujdeset për to, por Policia Bashkiake e ka konsideruar prerje pemësh dhe për këtë e ka gjobitur. Bëhet fjalë për një pallat në Njësinë numër 5 në Tiranë, ndërsa deputeti Braçe shkruan se i moshuari po kërkon drejtësi prej 4 muajsh për këtë gjobë dhe nuk po e gjen askund.

Braçe ka reaguar me tone të ashpra duke e quajtur një akt të pajustifikueshëm. Sipas tij, “kjo nuk është Policia Bashkiake që na duhet”.  

“Kjo nuk është policia bashkiake që na duhet!!Dje ju thashë që “kur i do policitë e të gjitha llojeve, NUK I GJEN KURRË”; por ama për të bërë dëm në komunitet, gjenden gjithnjë. Tek trekëndëshi i 1 majit më përplasën në fytyrë këtë gjobë – 20.000 lekë, dmth 200 mijë lekë, troç 200 euro! Gjoba thotë “për shkulje, prerje pemësh, shkurresh, etj.”

Shihni fotot dhe videon dhe gjykoni vetë! Një burrë i moshuar – Sabriu, që ka shtëpinë në kat të parë, i ka mbjellë vetë edhe ullinjtë, edhe pemët e tjera, edhe shkurret. Të harlisura, dhe në periudhën e duhur, i ka krasitur siç ja bën muuuuuuuuu! Pra, i ka mirëmbajtur siç i mirëmban përditë! I vunë këtë gjobë! Ka katër muaj që plas të gjejë të drejtën e tij, por s’e gjen kërkund!!

Ndaj jo çdo lloj injoranti merr vesh nga kjo punë. Krasitja e pemëve të tua nuk është shkelje ligji!! Tani mezi pres që polici i radhës i Policisë Bashkiake të hyjë këtu e të më thotë: “ti gënjen”, shkruan Braçe.

Gjoba ndaj të moshuarit

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Braçe: 17/04/2025 15:11

    Meqe je kaq i sigurt per keto qe shkruan, bej kallzim ne prokurori mos brockollit portaleve, dhe do shohesh se mund te perfu dosh si Ervin Saljanji. I informohu mire dhe pastaj shkruaj shoku deputet

    Përgjigju
  • Thana: 17/04/2025 13:46

    Kjo polici bashkiake ka nevoj te zhduket nga Tirana.

    Përgjigju
  • Lexues: 17/04/2025 12:26

    Qytetari ka kryer shkelje kur ka mbjelle peme ne toke qe i perket shtetit. Ndermarrja e gjelberimit e Bashkise duhet ta kishte konstatuar kete shkelje edhe duhet te vendoste: ose ta priste pemen ose ta linte edhe te kujdesej bashkia per te. Qytetari s‘ka pune te krasise pemen sepse pema nga momenti i mbjelljes ne toke publike nuk eshte me prone e tij. Polici eshte i vetmi qe ka bere detyren. Ka pare nje person privat qe pret dege pemesh ne hapsire publike edhe ka nderhyre. Nuk eshte detyre e policit t‘i beje biografine pemes.

    Përgjigju
    • Delinquenti: 17/04/2025 15:20

      Nje ngjarje e njejte ka ndodhe ne Itali para dy o tre vjeteve,nje banor i zones duke pare qe afer shtepise se tij ne nje rruge shum te trafikuar dhe ai çdo dite kalonte me biçiklete ishin dy gropa jo shum te medhaja por per me ate biciklete kishte probleme bashkia nuk po nderhynte nuk e boni te gjat shkoi dhe bleu dy thase po dy thas me asfalt ai qe eshte gati dhe i hodhi ne rruge per te mbush gropat dhe nuk kishte ndryshim nga asfalti i rruges rruga u rregullu por sorpresa ishte nga mrapa POLICIA BASHKIAKE E GJOBIT. POR ndryshimi i rruges me pemet ishte se gjoba e rruges u anullua per nje here nga kryetari i bashise POR KJO E PEMEVE NUK BESOJ SE DO TE ANULLOHET SE KA NJEREZ SI PUNA E KETIJ lexusi QE BEJNE ANALIZA RROMA PERTOMA

    • Pet.: 17/04/2025 14:26

      E drejte kjo qe thua. Zakonisht (jo domosdoshmerisht ky rast). keshtu kane hedhur themelet ne token publike, parkimet private, apo me keq ndonje pallat.Fillimisht vihet nje gardh, pastaj mbilen disa peme.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?