Ekonomi

Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike

15 Janar, 08:52| Përditesimi: 15 Janar, 10:04

  • Share

ABU DABI- Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe firmosin sot marrëveshjen trilaterale për linjën nënujore e transmetimit energjetik mes Shqipërisë e Italisë. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi ku do të firmosë marrëveshjen së bashku me kryeministren e Italisë dhe presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në një videomesazh Rama tha se marëveshja është një hap më tej drejt ambicies për tu bërë të pavarur nga importi dhe i jep Shqipërisë rol si ekspertues në BE.

Një tjetër gur kilometrik në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Së bashku me kryeministrin e Italisë, miken e shtrenjtë Meloni, e me ftesë të presidentit të Emirateve të bashkuara Arabe, një tjetër mik i posacëm, sheiku Muhamed bin Zajed, finalizojmë marrëveshjen trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë e Italisë dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri 

Lidhja do të ketë pronësi të trefishtë dhe do të mbështetet nga investimet domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë. Kjo shkon në funksion të ambicies tonë për tu bërë të pavarur nga importi  na jep dhe rol si ekspertues në BE, thotë Rama.

Energjia e prodhuar nga dielli ka kaluar nga 0 në 10% të prodhimit të brendshëm energjetik dhe qeveria synon ta trefishojë brenda mandatit të 4-të. 

Shqipëria është sot vendi me kapacitetin më të lartë të vetëprodhuesve familjarë apo biznes nga energjia diellore në rajon, që nga zero deri në 10% dhe plani ynë është të arrijmë në 30% brenda mandatit të katërt.

Veç marrëveshjes “Korniza e partneritetit strategjik trepalësh për energjinë dhe infrastrukturën”, e lidhur ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë, qeverisë së Republikës Italiane dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, do të firmosen dhe marrëveshje të tjera dypalëshe mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara, në fushën e bujqësisë dhe të financave.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave Petrit Malaj.

Ora 09:33
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj! Musk? Kryeministri: Të tjerët shkojnë e vijnë, unë mbetem

Në gjunjë dhe me foulard (shall mëndafshi i lehtë) si dhuratë. Me këtë paraqitje, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nderoi homologen italiane Giorgia Meloni duke përshëndetur mbërritjen e saj në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, në ditëlindjen e saj të 48-të.

Në momentin kur Meloni po hynte e rrethuar nga forcat e sigurisë në pavijonet e Adnec kryejministri Rama iu afrua me paketën e kuqe ku ndodhej një shall gri i zbukuruar me portrete të banorëve shqiptarë të shekullit të kaluar.

Rama e quan Melonin “madhëria juaj”, e teksa këndon “tanti auguri” fton të pranishmit të bashkohen në këngë

“Mos më vër në siklet’ I thotë ajo. "Mjaft me këto histori’ tha Meloni duke i buzëqeshur përpara se të përqafonte kryeministrin, i cili disa herë e ka quajtur atë "motër".

Rama shpjegoi se shalli ishte krijuar nga një prodhues italian që është transferuar në Shqipëri dhe është bërë qytetar shqiptar. Më pas, ai ia vendosi atë mbi kokë, duke marrë një falënderim nga kryeministrja, e cila e përqafoi atë

 Repubblica shkruan se Rama me batutë i ka thënë nëse “Musk një rival për të? Të tjerët vijnë e shkojnë, unë mbetem." Meloni përfundon duke thënë: “Çfarë personazhi!”

Rama e Meloni ne Abu Dabi, 15 janar 2025

 

S.G/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?