Politikë

Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: 1 mld euro investimi, zgjat 3 vite! Synojmë të jemi lojtar kyç në rajon

15 Janar, 09:55| Përditesimi: 15 Janar, 11:51

  • Share

ABU DABI-   U nënshkrua sot (15 janar 2025) në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, ndërmjet, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marrëveshja bashkon vendet në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive të vendeve përkatëse.

Kryeministri Rama e konsideroi një transformim total dhe formësim të të ardhmes së Shqipërisë, si një vend që fiton pavarësi energjetike dhe drejt realizimit të objektivit për eksportim të energjisë, si një lojtar kyç në rajonin e Ballkanit.

“Lidhja do të ketë pronësi të trefishtë dhe do të mbështetet nga investimet domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë. Kjo shkon në funksion të ambicies tonë për tu bërë të pavarur nga importi  na jep dhe rol si eksportues në BE” deklaroi Rama në një videomesazh.

Për mediat italiane, të pranishme në Dubai, Rama bëri me dije linja e interkonjeksionit është një investim 1 miliard euro dhe do të jetë gati brenda 3 viteve, ndërsa në samitin e zhvilluar në kryeqytetin e emirateve vlerësoi maksimalisht mbështetjen e Presidentit të EBA Sheikh Mohammed bin Zayed dhe rolin e kryeministres italiane Meloni.

Vlera e infrastrukturës shkon në një miliard euro dhe do të funksionojë maksimumi për tre vjet"  shpjegoi Rama duke folur për shtypin italian përpara samitit, shkruan Ansa.

Më herët, gjatë fjalës së tij në Samitin e "Javës së Qëndrueshme" në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kryeministri tha se marrëveshja do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon.

"Marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për kabllot nënujore që është përmendur si instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtëritshme për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon. Ky hap për rajonin dhe Europën nuk do ishte i mundur pa bashkëpunimin e Emiratet dhe pa dikë që dua të përmend se ka qenë kyç në orientimin doktori Sulltan Axhav. Partneriteti me Emiratet në sektorin energjitik shumë i rëndësishëm për një rajon ku shumë luftëra dhe konflikte, keqkuptime i kanë dhënë formë së shkuarës sonë dhe dëshira për të qenë pjesë e familje së madhe europiane duhet mbështetur me nisma konkrete për të kapërcyer të shkuarën. Bashkëpunimi midis kompanisë shtetërore dhe Masdarit synon të zhvillojë deri në 3 giga v energji të ripërtëritshme.'

Ai falënderoi Sheikun Muhamed Zayed për mbështetjen dhe frymëzim në këtë rrugë përpara, duke theksuar rëndësinë e diversifikimit të sektorit energjitik, ku Shqipëria po bëhet pjesë e vendeve kryesore të Europës për energjinë e ripërtëritshme.

'Nder i madh që të marr fjalën për të prezantuar atë çfarë po formëson jo vetëm të ardhmen e Shqipërisë, por atë çka në kohë është e ardhmja e Shqipërisë me çuarjen pra të energjisë së pastër me partnertitet me Emiratet. Falënderoj lartësinë e tij Shei Muhamed Zayed për mbështetjen dhe vazhdueshme dhe frymëzimin për mua dhe për ne në këtë rrugë përpara ku së bashku dhe falë Emirateve trë Bashkuara Arabe dhe dijes së shkëlqyer që ka po diversifikojnë sektorin energjitik. Prodhimi energjitik është 100% nga burime të ripërtëritshme. Përqindja e energjisë së përtëritshme është 44%. E bën Shqipërinë pjesë të vendeve në krye të listës europiane së bashku me vendet skandinave për % e energjisë së përtëritshme.'

Rama shprehu mirënjohjen për kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila ishte e pranishme në ngjarje për të mbështetur marrëveshjen strategjike që do të ndihmojë Shqipërinë të arrijë objektivat e saj energjitike dhe të bashkohet më tej me familjen europiane.

'Është një kontribut jo vetëm për energjinë por për paqen dhe bashkëpunimin në rajon. Në mënyrë të tillë që të gjithë ne duam të arrijmë duke u bashkuar me familjen europiane. Shpreh mirënjohjen time edhe për dikë që sapo hyri në sallë dhe të gjithë u ngritët në këmbë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Që është këtu për të bekuar këtë marrëveshje. '

Kreu i qeverisë italiane, nga ana e saj e vlerësoi marrëveshjen si një hap konkret drejt një ndërlidhjeje mirëfilli globale, nga Azia në gji, nga Afrika e Veriut në Europë, e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë të dykahshme.

"Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor, siç tregon dhe miqësia ime me kryeministrin Edi Rama dhe përgjatë kohës ka sjellë po kështu si rezultat edhe projekte në infrastrukturën energjetike. I referohem për shembull ndërlidhjes energjetike për 430 km përgjatë Adriatikut që lidh Italinë me Malin e Zi dhe me rajonin e Ballkanit është një infrastrukturë strategjike që synojmë ta forcojmë dhe ta bëjmë më efikase e konkurruese dhe synojmë që të ecim në këtë drejtim, kështu që jam jashtë mase e gëzuar, ashtu siç e shpalli dhe Edi më parë që të nënshkruaj kuadrin e partneritetit strategjik për të nisur një projekt po aq ambicioz midis dy brigjeve te Adriatikut, ku Lartmadhëria e tij Sheikh Mohammed bin Zayed dhe Kryeministri Edi Rama, dy miq të mirë të mitë, dy miq të mirë të Italisë do të marrin pjesë në nënshkrimin e një angazhimi jashtë mase të rëndësishëm, për të zbatuar një ndërlidhje të re energjetike për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për eksportimin e një pjese të kësaj energjie në Itali përgjatë një kablli nënujor përgjatë detit Adriatik" tha Meloni.

Ndërlidhja energjetike 430 km përgjatë Adriatikut konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme strategjike, duke pasur parasysh edhe një ligj të Bashkimit Evropian që hyn në fuqi në  vitin 2026, që do t’i japë më shumë prioritet energjisë së rinovueshme, miqësore me mjedisin.

Marrëveshja, për palën shqiptare u nënshkrua nga Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku

Lajmi ne perditesim

Ora 11:22
Sami i Abu Dhabit, Meloni: Miqësia me kryeministrin Rama ka sjellë edhe projekte në infrastrukturën energjitike! Italia lidhje tradicionale me Shqipërinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mbajti fjalën e saj në Samitin e Abu Dhabit për Javën e Qëndrueshme.

Meloni u ndal te partneriteti i ngushtë i Italisë me Ballkanin Perëndimor, duke përmendur projekte të rëndësishme në infrastrukturën energjetike, si ndërlidhja energjetike që lidh Italinë me Malin e Zi dhe rajonin e Ballkanit. Kryeministrja shprehu gëzim për nënshkrimin e një kuadri partneriteti strategjik mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve, i cili synon zhvillimin e një ndërlidhjeje të re energjetike për prodhimin e energjisë së gjelbër në Shqipëri dhe eksportimin e saj në Itali përmes një kablli nënujor në detin Adriatik.

‘Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor, siç tregon dhe miqësia ime me kryeministrin Edi Rama dhe përgjatë kohës ka sjellë po kështu si rezultat edhe projekte në infrastrukturën energjetike. I referohem për shembull ndërlidhjes energjetike për 430 km përgjatë Adriatikut që lidh Italinë me Malin e Zi dhe me rajonin e Ballkanit është një infrastrukturë strategjike që synojmë ta forcojmë dhe ta bëjmë më efikase e konkurruese dhe synojmë që të ecim në këtë drejtim, kështu që jam jashtë mase e gëzuar, ashtu siç e shpalli dhe Edi më parë që të nënshkruaj kuadrin e partneritetit strategjik për të nisur një projekt po aq ambicioz midis dy brigjeve te Adriatikut, ku Lartmadhëria e tij Sheikh Mohammed bin Zayed dhe Kryeministri Edi Rama, dy miq të mirë të mitë, dy miq të mirë të Italisë do të marrin pjesë në nënshkrimin e një angazhimi jashtë mase të rëndësishëm, për të zbatuar një ndërlidhje të re energjetike për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për eksportimin e një pjese të kësaj energjie në Itali përgjatë një kabëlli nënujor përgjatë detit Adriatik.’

Ajo theksoi se ky projekt përfshin tre qeveritë, sektorin privat dhe operatorët e rrjetit energjetik, dhe është një hap konkret drejt një ndërlidhjeje globale, që do të mundësojë furnizimin me energji në mënyrë bidireksionale, nga Azia në Europë dhe Afrikën e Veriut.

‘Në fakt, besojmë fort te ky projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sekorin tonë privat, operatorët e rrjetit energjetik dhe jam personalisht krenare për këtë nismë sepse tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi, të cilat mund të ndërtohen edhe midis partnerëve në dukje të largët, duke folur gjeografikisht, partnerë, të cilët sidoqoftë e shohin fushën e shahut në tërësi dhe jo thjesht një pjesë të sajën që ju takon, apo me të cilën janë më afër të lidhur.

Kjo nismë është një hap konkret drejt një ndërlidhjeje mirëfilli globale, nga Azia në gji, nga Afrika e Veriut në Europë, e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë të dykahshme, apo bidireksionale.’

Në fund, Meloni bëri thirrje për të shfrytëzuar transformimet globale si mundësi, duke theksuar se vetëm me kurajë dhe vizion mund të përballojmë sfidat e ardhshme dhe të avancojmë ekonomitë, me njohuritë dhe imagjinatën si karburant për zhvillimin.

‘Zonja dhe zotërinj, e dimë që jetojmë në një epokë posaçërisht komplekse, shënjuar nga transformime vërtet të forta.

Tashmë kemi një zgjedhje për të bërë, ose mund të vuajmë nga këto transformime, duke qëndruar pa bërë asgjë, apo mund t’i interpretojmë ato si mundësi.

Besoj fort që duhet të zgjedhim të dytën dhe duhet ta ndjekim me kurajë dhe vizion, pa asnjë frikë, ndërkohë që ekonomitë vazhdojnë të ecin, por i vetmi karburant për t’i çuar përpara janë njohuritë tona, ndërkohë që frenat për të mos ta bërë këtë është vetëm mungesa jonë e imagjinatës.

Faleminderit!’

Ora 09:52
Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Projekt ambicioz midis dy brigjeve të Adriatikut

1736937225_1736931286giorgiameloni.JPG

Foto: Giorgia Meloni

“Nëse duam të bëjmë një tranzicion real dhe të qëndrueshëm energjetik, duhet të sigurohemi që ai të arrihet me infrastrukturë adekuate”.

Kështu tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në fjalimin e saj në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi.

“Jam e sigurt se zhvillimi i ndërlidhjeve mund të jetë çelësi i një diplomacie të re energjetike për të shumëfishuar mundësitë për bashkëpunim mes nesh dhe për të gjeneruar përfitime të përbashkëta për të gjithë. Me këtë qasje, Italia dëshiron të bëhet një qendër strategjike për flukset energjetike midis Evropës dhe Afrikës”, tha ajo.

Një infrastrukturë për prodhimin dhe transportin e energjisë së rinovueshme nga Shqipëria në Itali: kjo është tema e një marrëveshjeje që do nënshkruhet nga Italia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në margjinat e samitit të Javës së Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi.

“Vlera e infrastrukturës - shpjegoi Rama duke folur për shtypin italian përpara samitit, ku merr pjesë edhe kryeministrja Giorgia Meloni - është rreth një miliard euro dhe do të funksionojë maksimumi për tre vjet”.

“Unë personalisht jam krenare për këtë iniciativë, e cila tregon në mënyrë të prekshme se si mund të ndërtohen forma të reja bashkëpunimi edhe mes partnerëve që mund të duken të largët, të paktën gjeografikisht”, tha Meloni.

“Një projekt ambicioz midis dy brigjeve të Adriatikut”, e përkufizoi Meloni, “një ndërlidhje e re energjetike, për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për të eksportuar një pjesë të saj në Itali, falë një kablloje nëndetëse në Adriatik. Një projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sektorët tanë privatë dhe operatorët tanë të rrjetit”.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leksi: 15/01/2025 12:49

    20% duhet te jet fitimi e kshu me cmimet jena ne rregull nuk duhet abuzohet me cmimet

    Përgjigju
  • Tasimi: 15/01/2025 12:30

    Bravo tashti shifni te na ulni cmimet

    Përgjigju
  • Albi: 15/01/2025 11:23

    Mos shkon puna si me Tapin qe kalojm gazin nga Azerbaxhani ne Itali dhe vendi nuk fiton asgje.

    Përgjigju
  • Vjola: 15/01/2025 10:50

    Shkëlqyer !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?