Universiteti Bujqësor i Tiranës

Kronikë

Abuzim me tenderat te Universiteti Bujqësor i Tiranës, GJKKO lë në burg 5 të arrestuarit! Ndryshon masat për 5 persona, nga arrest shtëpie i lë në detyrim paraqitje

26 Shkurt, 16:22| Përditesimi: 26 Shkurt, 20:47

  • Share

TIRANE- GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë ‘arrest burg’ për 5 të arrestuarit në hetim për abuzime me tendera në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ndërsa është ndryshuar masa e sigurisë për 5 të tjerë nga arrest shtëpie i është dhënë në detyrim paraqitje. 

Në burg janë lënë Edmond Tërthorja, administratori i UBT, Amarildo Lleshi, përgjegjës juridik, Mehmet Qoshja, drejtor i prokurimeve, Altin Murto, Drejtor i fondeve si dhe Piro Zoga, pronari kryesor i 'Krijon shpk'

Seanca. e parashikuar të niste ne orën 10:00 nisi disa ore me vonese, në orën 14:00, me kërkesë  të avokatëve për t'u njohur me dosjen dhe u mbyll në orën 19:30.

Personat nën hetim akuzohen për abuzime nëntë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë  prej 90 milionë lekësh. SPAK thotë se zyrtarë të UBT në bashkëpunim me biznese frynin tenderat dhe përfitonin paratë.

Aktualisht në arrest shtëpie janë 5 prej tyre, ndërsa 14 janë me masën detyrim paraqitje.

Sipas SPAK, hetimet, të nisura më 21 tetor 2022, zbuluan një skemë të mirëorganizuar, në të cilën zyrtarë të nivelit të lartë akademik, përfshirë 2 zëvendësrektorët Ilir Kapaj e Romina Kotaj, dhe administratorin, Edmond Tërthorja në bashkëpunim me biznese manipuluan procesin e prokurimeve publike, duke favorizuar firmat “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”.

Hetimet zbuluan se këto firma jo vetëm favorizoheshin dhe paracaktoheshin në tendera, por edhe bënin oferta fiktike në emër të bizneseve të tjera për të fryrë vlerën e tenderave. SPAK thote se hetimet zbuluan se përgatitja e dokumentacionit për fondet limit dhe specifikimet teknike ishin bërë në koordinim të plotë me fituesit e paracaktuar të tenderave, ndërsa nuk bëhet asnjë analizë reale të tregut.

Dokumentet hetimore tregojnë se pajisjet dhe mallrat e tenderuar ishin siguruar nga operatorët fitues disa muaj përpara shpalljes së procedurave, duke treguar se fituesit ishin vendosur paraprakisht. Ky manipulim ka përfshirë edhe anëtarët e njësisë së prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët kanë ndihmuar në përzgjedhjen e fituesve të paracaktuar.

Emrat ne hetim nga SPAK dhe akuzat
'Arrest me burg'
1- Edmond Tërthorja, administratori i UBT-se - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 6 raste (nenet 258 e 25 të Kodit Penal)
2- Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 5 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
3- Mehmet Qoshja-  drejtor i prokurimeve - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 3 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
4- Altin Murto,  - Drejtor i fondeve - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 2 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
5- Piro Zoga -  Zotëruesi i operatorit 'Krijon shpk' - “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).
'Arrest në Shtëpi'
6- Agim Sefa, - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
7-Arjan Buliqi, - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
8- Serafin Skënderi - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
9- Azem Parllaku -  Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
10- Artur Koleci -  Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
11- Blenard Spaho - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
12- Tedi Proda - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
13- Radion Dhromi  - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
'Detyrim me paraqitje'
14 - Dritan Laçi - 
Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
 15 -Ilir Kusi- Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
16 - Enkeleida Sallaku - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim,  në 2 raste, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
17- Klara Jahollari - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
18- Ilir Kapaj - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
19- Erjola Kopali - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
20- Klea Lekocaj - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
21- Romina Koto -  Akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
22- Bejo Bizhga - Akuzohet për Shpërdorimi i detyrës” arashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
23- Etleva Shore - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
24- Rezearta Dervishi - Akuzohet për  “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste)

K.M/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kerkim Shkencor: 26/02/2025 19:09

    Industria ka nevoje per kerkim modern shkencor , studime tregu qe te kemi ulje kosto dhe prodhim masiv mallrave me cilesi qe te Kete rendiment ama kerkimi shkencor duhet te shumfishohet per nje vend EU si Albania ! Duhet te nisi rritja kuotave nga 2027-2032

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?