Kronikë

Abuzim me tenderat e ndërtimit të komisariateve, drejtori i Monitorimit në Ministrinë e Brendshme Ferdinand Tarazhi nën hetim nga SPAK! U kallëzua me 4 kolegë të tjera nga KLSH

4 Gusht 2021, 12:09| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 13:10

  • Share

Ferdinand Tarazhi kryetari komisionit të Monitorimit në Ministrinë e Brendshme, i kallëzuar nga KLSH në SPAK për tenderat e disa godinave të policisë, është vënë nën hetim nga SPAK.

Me Tarazhin janë kallëzuar edhe 4 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Report Tv mëson se SPAK ka nisur hetimet për këtë rast dhe ka kërkuar sekuestrimin e praktikave për rikonstruksionin e komisariateve Vlore, Mirdite, Pogradec dhe Komisariatit nr. 4 në Tiranë.

Në më pak se 1 muaj 2 komisione vlerësimi ofertash në Ministrinë e Brendshme përfundon në SPAK me të arrestuar, pas atij të uniformave.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në SPAK, Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, një kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme. KLSH i akuzon se kanë abuzuar me tenderat për rikontruksion dhe ndërtimin e disa godinave, si Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.

Kontrolli i Lartë i Shteti ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme dhe konstatoi mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedurë dhe njëkohësisht rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labo: 05/08/2021 05:34

    Spaku ka dale ne mbrojtje te oligarkeve qe jane skualifikuar nga pjesmarrja ne tendera dhe ka kryer arrestume te paligjeshme .Oligarket e skualifukuat nga kane liddje ,dhe po e pesojne pjesa e administrat publike qe kryn procedurat e tenderimit,Kryeministri del kundra ad publikevte tij.mos prisni me gje nga spaku o njerez

    Përgjigju
  • Refresh: 04/08/2021 10:56

    Mesa duket mbiemri “Tarazhi” jane nga Mirdita pra filloj riciklimi i dores se ish ministrit S.Lleshaj, tani po heqin Mirditoret per te vene Korcaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?