Politikë

Abuzimi seksual me fëmijët e gratë, LSI çon në Kuvend projektligjin për Regjistrin e Krimeve Seksuale: Të monitorohen dhunuesit, të prandalohen rastet e tjera

6 Nëntor 2021, 09:28| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 09:50

  • Share

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka depozituar në Kuvend projekt-ligjin për krijimin e Regjistrit të krimeve seksuale. Xhixho shkruan se ky regjistër ka si qëllim krijimin e një mekanizmi ligjor që mbron fëmijët dhe gratë nga dhuna dhe sulmet seksuale duke identifikuar vendndodhjen e të dënuarave për krime seksuale dhe monitorimin i aktivitetit të tyre.

Deputetja tha se ky projektligj u nxit edhe nga ngjarjet e rëndë të dhunës që kanë ndodhur ndaj fëmijëve gjatë kohëve të fundit. Deputetja e LSI shkruan se krijimin e Regjistrit Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale do jetë instrument i shtetit shqiptar për të luftuar dhe parandaluar krimet seksuale.

“E tronditur pas ngjarjeve ulëritëse të fundit, dhunimit shtazor të vajzës 6-vjeçare nga i ati dhe përdhunimit që në moshën 12-vjeçare të një tjetër vajze në Jug të vendit nga një familjar mbi 50-vjeçar. E pafjalë si grua, e shokuar si nënë, por plot nerv për të bashkuar zërat, për ta ndryshuar këtë realitet.

Raste të tilla, fatkeqësisht jo të izoluara duhen trajtuar siç duhet. Dhuna ndaj fëmijëve e grave sipas studimit 10-vjeçar të CRCA/ECPAT Shqipëri “Krimet Seksuale ndaj Fëmijëve dhe Grave në Shqipëri”, gjeti se të paktën 65 përqind e krimeve seksuale kryen ndaj fëmijëve, përgjithësisht fëmijë vajza.

Dje dorëzova në Kuvend projekt-ligjin për Regjistrin e Krimeve Seksuale ne bashkëpunim me CRCA/ECPAT Shqipëri. Miratimi i tij zgjidh një herë e mirë regjistrimin e çdo grabitqari seksual dhe mbrojtjen e fëmijëve e grave nga dhuna seksuale!

Krijimin e Regjistrit Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale i cili duhet të jetë një instrument i shtetit shqiptar për të luftuar dhe parandaluar krimet seksuale.

Hartimi i këtij projektligji është diktuar nga nevoja për krijimin e një mekanizmi ligjor-institucional efektiv, parandalues për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe çdo viktime seksuale të mundshme nga grabitqarët seksualë.

Projekt-ligji ka për qëllim inkurajimin dhe përgatitjen e organeve kompetente shtetërore për të mbrojtur fëmijët, të rinjtë, gratë dhe çdo individ nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual, vepra penale që prekin jo vetëm dinjitetin e individit, por edhe shkaktojnë pasoja të rënda në funksionimin normal të qenies njerëzore, duke siguruar që Regjistri të jetë një mjet efektiv për të identifikuar vendndodhjen e të dënuarave për krime seksuale dhe monitorimin i aktivitetit të tyre.

Ky është vetëm një hap i parë, që pret angazhimin e gjithë aktorëve të shoqërisë civile, qytetarët, median, kolegëve deputetë, akademikët. Të gjithë që mund të kontribuojnë me mendime sugjerime për të miratuar nje ligj që i shërben mbrojtjes së fëmijëve, grave nga dhunuesit seksualë. Zëri ynë duhet sot, më i fortë se kurrë.  E nesëmja është vonë dhe nuk do na e falë heshtjen”, shkruan Xhixho

Vetëm gjatë ditëve të para të nëntorit janë denoncuar 3 raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, ku më e rënda ishte e një 6-vjeçare në Kamëz, ku dyshohet se është dhunuar dhe më pas abuzuar seksualisht nga babai. Edhe në Gjirokastër u denoncua rasti i akuzimit të një 16-vjeçare nga një i afërmi i saj që kur ishte 12 vjeçe.

Po ashtu edhe një 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht në Lushnje

Projektligji i dorëzuar nga LSI

Komento

Komente

  • Iris: 07/11/2021 02:14

    Projektligj shume i mire.Amerika e ka dhe te seksofenderve dhe te pedofileve,pervec kesaj, ka te regjistruar dhe ADN dhe gjurmet per kriminelet e cdo lloji,sepse nuk i dihet,disa jane perserites,te tjeret <<gradohen>> me lart duke bere krime me te renda.

    Përgjigju
  • F-35: 06/11/2021 09:41

    Do isha dakord te sanksionohet me ligj tredhja e abuzuesve monstra! Cdo denim tjeter eshte i pamjaftueshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?