Abuzimet me pronat në Shëngjin, prokuroria kërkon 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e PD-së

21 Shkurt 2020, 10:29| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 13:51

  • Share

Prokuroria e Lezhës, ka lexuar mëngjesin e sotëm konkluzionet përfundimtare ndaj personave të marrë të pandehur për abuzimet me pronat në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.

Mes individëve që është vënë nën akuzë për “Shpërdorim detyre” dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, për të cilin prokuroria kërkoi në gjykatë gjatë leximit të pretencës dënimin me 3 vite burg dhe heqjen e të drejtës për të mbajtur poste publike për një periudhë 3 vjeçare.

Gjithashtu prokurori i çështjes Erjon Shehaj,ka kërkuar në gjykatë dënimin me 2 vite burgim për akuzën e Shpërdorimit të detyrës të ish-nënkryetarit të Bashkisë Enver Hafizi, etj 

Avokati i Fran Frrokajt, Adrian Leka u shpreh se "Sot u dha pretenca nga organi i akuzës i pa mbështetur në prova dhe ligj pasi gjatë hetimit gjyqësor ka dalë se cdo pretendim i organit të akuzës është mbi dyshime dhe nuk vërtetohet në asnjë provë përgjegjësia penale e të mbrojturit prej nesh zotit Fran Frrokaj.

Në këto kushte ne do të kërkojmë deklarimin e pafajshëm, pasi nuk provohet se ka kryer vepër penale për të cilën akuzohet" tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avokati: 21/02/2020 16:21

    E liroi nga burgu Hajredinaj i KÇK-së, duhet te ishte ne burg me kohe ky bashke me shoket e tij.........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?