Abuzimet me të mitur, psikologia për Report Tv: ‘Vetting’ punonjësve, duhet një kod etik në institucione (VIDEO)

22 Qershor 2020, 08:42| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 09:08

  • Share

Një tërheqje vëmendjeje për shoqërinë i konsideron ngjarjet e rënda të kohëve të fundit, të rasteve të abuzimit seksual me të mitur psikologia Aurela Agalliu duke e cilësuar mungesën e edukimit seksual,  një problem shqetësues për të cilin  shoqëria jonë ka nevojë  për një lloj edukimi mirëinformues për të eliminuar e shëruar veten sa më shumë nga fenomene të tilla.

Në një intervistë për Report TV, psikologia Agalliu thekson se problemet që hasen në Shqipëri fillojnë që në aspektin kulturor, tek mungesa e vëmendjes e  komunikimit të prindërve me fëmijët duke u shndërruar për pasojë deri në ndodhi si ato ku fëmijët  e të rinjtë bëhen viktima të abuzimeve të mundshme dhe mbrojtjes së dështuar.

 “Janë disa faktorë, së pari mentaliteti që ne kemi si shoqëri dhe aspekti kulturor , ku shpesh të rrëfesh problemin tënd stigmatizohesh nga të tjerët, etiketohesh nga të tjerët dhe padyshim ky është një stepje i cili nuk i jep guxim të miturit për ta treguar problemin. Po një faktor i rëndësishëm është  sa ndihemi të dëgjuar në familje. Shpesh herë prindërit mund të flasin zgjedhin të flasin për probleme të ndryshme në lidhje me dëshirat e tyre, për  është shumë e vështirë të flasësh për çështje që lidhen me edukimin seksual apo format e abuzimit. Duke qene se për vite me radhë ne kemi qenë nën ndikimin të tabuve për të komunikuar në lidhje me seksin, pa dyshim kjo ka bërë të mundur që edhe në familjet shqiptare  mbyllja që ata kanë në anën kulturore, të japë  një ndikim të drejtpërdrejtë në iniciativën që merr fëmija për të komunikuar e për t’u shprehur me prindërit.  Në më të shumtën e rasteve ekziston ky lloj kompleksi i rrëfimit të fëmijës,  ...nisur nga frika se prindërit do ta gjykojnë për atë veprim, nuk do ta kuptojë etj", tha Agalliu. 

Por kush janë ata njerëz që abuzojnë seksualisht me fëmijët dhe a mund të ketë një “përshkrim tipik” identifikues për këta persona  që shfaqin sjellje të rrezikshme?

“Nuk mund të themi se është e lehtë që t’i njohim pedofilët, sigurisht kërkohet që prindërit, të rriturit të lexojnë rreth tyre, por fatmirësisht ka shumë studime ku mund të lexohet e të shpjegohet  profili i një pedofili. Por ajo çfarë dhe realisht studimet tregojnë pedofilët i gjemë zakonisht në ambiente në të cilat ata vendosen në marrëdhënie kujdesi me të tjerët, si rasti i rojes së shkollës i cili ishte në fakt kishte një rol te kujdesit të institucionit por edhe të fëmijëve. Ajo çfarë duhet të themi është se mund të themi është se një pedofil, apo një abuzues e njeh patjetër situatën në të cilët ai do të  veprojë, sepse ata parashikojnë suksesin e  rezultateve të tyre. Pra ata e  njohin tipin apo karakterin e fëmijës sepse  zgjedhin shpesh herë  fëmijë të dashur, që shfaqin afërsi, dashamirësi dhe natyrisht mundësia për t’u afruar me ta është më e madhe  po prindërit duhet të jenë ata që duhet të vendosin këto lloj barrierash përmes komunikimit, për t’ia bërë me dije njohjen e një individi,  i cili afrohet tek fëmija", u shpreh Agalliu.

Rasti më i fundit i 15-vjeçares, e cila u abuzua pak kohë më parë nga roja 65 vjeçar që ishte punonjës, në një shkollë në Babrru të Tiranës,  dhe fshehja e ngjarjes për më shumë se 2 vite nga e mitura  sipas psikologes është një faktor që tregon se ka ardhur koha  të ndërtohet një kod etik apo vetting moral që ndihmon edhe në përzgjedhjen e stafit të punës në këto institucione. Teksa flet për rolin që duhet të marrin Agalliu thekson që një funksion parandalues ka edhe trajnimi i mësuesve, arsimtarëve apo punonjësve në mënyrë që të identifikohen dhe parandalohen rastet e abuzimeve.

“Është shumë e rëndësishme të funksionojë pjesa e institucioneve ku ne besojmë fëmijët tanë. Shumë raste tregojnë e na vërteton shumë herë se ka një dështim të rolit të institucioneve të edukimit. Nga ana tjetër kuptojmë se nuk ka një marrëdhënie bashkëpunimi midis shkollës, mësuesve, psikologut që ndodhet në shkollë por edhe komunikimit me prindërit. Është një trekëndësh shumë i rëndësishëm, që duhet të funksionojë sepse qëllimi gjithmonë është që në momentin që  fëmijët shkojnë në shkollë të marrin shërbime edukuese atje, por nga na tjetër të komunikohet edhe me familjen”, tha psikologia.

Për psikologen Aurela Agalliu duhet të rritet numri i psikologëve në institucionet arsimore  në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të flasin me psikologun, ku ata të kenë mundësi të mbështeten, shprehen, këshillohen e t’i bëjnë të lexueshme ndjesitë e tyre çka ndihmon ata të zgjidhin problem të ndryshme me të cilat ata i duhet përballen çdo ditë. 

"Ne si Shqipëri nuk e kemi forcuar ende pozitat e psikologut në arsim. Prej shumë vitesh vijojmë të kemi një psikolog, për një numër shumë ta lartë nxënësish, një gjë krijon realisht vështirësi në punën e psikologut. Shpesh herë ne preferojmë të themi që profesionisti nuk ka bërë punë e duhur, por nga ana tjetër, nuk preferojmë të kritikojmë ato struktura, të cilat bëjnë të mundur emërimin e tyre por edhe sigurisht edhe dhënien e detyrave që ata duhet të kenë. Në qoftë se do të rritet numri i psikologëve në shkolla do të bëhet më e lehtë forma e menaxhimit të punës së psikologut, sepse psikologu duhet të ketë kohën e mjaftueshme  që të merret me një nxënës të caktuar... Nuk duhet të presim të ndodhë një ngjarje, që një fëmijë të shkoje tek psikologu të pikaset vetëm nga mësuesi për të shkuar të psikologe. Duhet të insistojmë fort në hartimin e detyrave dhe përgjegjësive që psikologët kanë në shkolla , të rishikohen format e përgjegjësive. ...Duhet të huazohen disa nga format e modeleve evropiane", u shpreh psikologia Agalliu.. 

Vetëm në 3 vitet e fundit në media është raportuar për më shumë se 15 raste të abuzimit seksual, ku 4 prej tyre kanë ndodhur nga punonjës të institucioneve të edukimit e disa brenda vetë ambienteve të institucioneve që nga mësues, por edhe nga nxënës më të rritur se viktimat që kanë pësuar abuzim. Në Kavajë, me të njëjtën mënyrë , atë të shantazhit me video intime, në shkurt të vitit të kaluar u abuzua një 14-vjeçare ngjarja kjo e ndodhur në ambientet e institucionit të shkollës që  tronditi opinionin publik, ndërsa në pranga përfunduan 7 adoleshentë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teuta: 22/06/2020 14:13

    Shiku i drejtuar nga Bashkim Gazidede dhe i udhehequr nga Sali Berisha ,ka qene e do te jete periudha me e turpshme e ketihj vendi. Jane sa e sa te vrare ,duke e filluar me Remzi Hoxhen.... Te vraret e vitit 1997, si dhe ngjarjet e shikasve ne Permet jane fakte te pamohushme. Si mund ti vesh emrin e nje krimineli qe ka drejyuar krimin nje rruge ? Ibrahim Rugova eshte Ibrahim Rugova, por duke qene i nipi i Xhaferr Deves e poshteruan emrin e " Dehmoreve te 4 shkurtit" dhe kur e degjon te pshtiroset. Jo me te degjosh emrin e Bashkim Gazidedes. " Heroin e 1997-tes"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?