TIRANË- Dija është "mburoja" më e mirë përkundrejt pedofilëve, raste me të cilën shoqëria shqiptare, por jo vetëm po përballet gjithnjë e më shumë. I këtij mendimi është sociologu Gëzim Tushe, i cili i ftuar në "Studio Live" në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, tha se në këtë rast rol kyç ka familja dhe shkolla. Ai ka sjellë në vëmendje edhe disa mënyra se si një prind duhet të edukojë një fëmijë për të kuptuar se përballë ka një pedofil.
"Ne kemi hyrë në një shoqëri që ka një proces të liberalizmit të seksualitetit. Fakti që po rritet incesti dhe pedofilia, duhet të vlerëson seriozisht problemin e mbrojtjes së fëmijës. Ka dy mënyrë, ndërgjegjësimi i fëmijëve për seksualiteti e tyre, jemi shoqëri e mbyllur, konservatore, një pjesë e fëmijëve nuk arrijnë të kuptojë një maniak apo pedofil. Mund ta kuptojë një fëmijë, që nga format e ngacmimi seksual, që kanë të bëjmë me prekjen, me kapjen, me përkëdheljen, ose jo verbale, shikimi me epsh, këto janë format që duhet t'ua mësojnë fëmijët, kur janë në pubertet, kanë turbullira, që dëshirat seksuale janë, formimi është i magët", tha ai.
Një problem shumë shqetësues ai sheh edhe lëndën e edukimit seksual në shkolla, për të cilin thotë se po jepet nga personat jo të duhur. Prandaj e nxit ministrinë e Arsimit që të bëjë një inspektim, ndonëse është i bindur për rezultatin përfundimtar që do ketë.
"Mësuesit në shkollë, ministrja të bëjë një inspektim të shikojë se cili është niveli i zhvillimi të edukimit seksual në shkolla sepse akoma bëhet me trajtime të paragjykuara nga mësuesit ose ngaqë i kanë njohuritë e tyre të cunguara ose nga korniza e tyre e ngushtë kulturore, nga stigmat që kanë për të qenë të ndershëm, kjo injorancë ka kosto shumë të madhe ose ta bëjnë detyrën si duhet, nëse bëhet ky inspektim, ju them që po e bëjnë me defekte.Diga e dytë është ajo sociale, që ka të bëjë që nga denoncimet në Komisariate, drejtori i shkollës, te psikoterapisti, te psikologu i shkollës që nuk e bëjnë si duhet, nëse këto do të bëhen mirë për parandalimin", tha sociologu", shtoi sociologu.
Si zgjidhje ai sheh të njëjtën mënyrë që po vepron bota, kastrimi i pedofilëve si edhe hartimi i një regjistri.
"Për pedofilët duhet të ketë një regjistër kombëtar, pedofili po ta dijë që emri yt do të dalë, nuk do e bën aq kollaj, do ulet. Të jesh institucion i arsimit dhe të mos dish që pedofilët janë të pakorrigjueshme, e para është rruga biologjike, kastrimi ose i godasin me hormone që ta godasin këtë tërbim, ose të merret masa, ne këto nuk po i bëjmë dot po si mund të mendosh që është rehabilituar", përfundoi sociolog për Report Tv, e ndërsa listoi edhe kategoritë e fëmijëve të cilët janë më të predispozuar për të rënë pre e ngacmimeve seksuale.
"Ato të rrugës janë më të predispozuara për t'u abuzuar seksualisht, janë fëmijët jetim, duhen vënë në mbrojtje, të parët janë familjen, të dytët janë shkollat", tha ai.
Nga ana tjetër, psikologia Arjana Muça, fajtore bën edhe vetë institucionet, ku ka pasur jo pak raste kur kanë qenë vetë polic apo mësues abuzuesit, në një kohë që duhet të shërbejnë si mbrojtje për të miturit.
"Po shikojmë që numrat nuk janë në ulje edhe pse po bëhen publike, por numri sa vjen dhe po rritet, më pak po flitet për vjedhjet sesa abuzimet, ne duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh me individin, nuk kemi më një familje sociale, por edhe me çrregullime si ngacmime apo abuzime me të miturit, kjo sepse kemi abuzime që vijnë nga personat që janë në institucione, nga mësues, kryepolic nga njerëz që duhet të kemi besim.
Rastet e abuzimit me të mitur kanë pësuar një rritje ditëve të fundit, rasti më i fundit është ai në Mat, apo me mësuesin pedofil në shkollën e Beratit.