Arlind Gjokutaj

Abuzimet te ‘Financa’, Apeli i Tiranës zbut masën e sigurisë për Arlind Gjokutajn, e lë në 'detyrim paraqitje'

31 Maj 2023, 11:58| Përditesimi: 31 Maj 2023, 12:16

  • Share

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave Arlind Gjokutaj. Nga arrest në shtëpi për të është vendosur që të vijojnë hetimet në detyrim paraqitje.

Gjokutaj akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro. Pas arrestimit Gjokutaj u shtrua në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ndlrkohë që Apeli i Tiranës i ndryshoi masën nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave. Hetimet për këtë çështje janë drejt përfundimit dhe pritet që dosja tp kalojë me kërkesën për gjykim në Shkallën e Parë.

Kujtojmë se Arlind Gjokutaj së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pasi akuzohen se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 milionë euro kompensim një qytetari me emrin Ilir Thana, të cilin e trajtuan si ish-pronar, pa qenë i tillë. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim.

Gjithçka u bë për një magazinë që shteti ia shiti Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë, duke dëmshpërblyer me këste Ilir Thanën me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut. Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer 1 herë, Ilir Thana kërkoi duke përdorur përmbaruesit arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.

Komento

Komente

  • Futja kot: 05/06/2023 15:15

    Kur gjyqin e bëjnë mediat, dhe jo gjykata, kur çështja civile/administrative bëhet penale pa qenë e tillë, kur profesionisti përballet me prokurorë dhe prokurori të paudhë, kur asnjë provë nuk është inkriminuese por të gjitha janë në favor të të pandehurve, do të duhet një gjykatë, dhe shumë vite mund të njerëzve që akuzohen me të padrejtë. Por të gjitha këto shikohen, dhe vuajtjet ndihen kur iu bie njerëzve mbi supe, dhe jo kur lexojnë lajme nëpër portale, që ushqim kryesor kanë klikimet.

    Përgjigju
  • Kadrie: 31/05/2023 15:26

    Ik shijo leket qe vodhe ne dogan tani

    Përgjigju
  • Maksi: 31/05/2023 15:22

    Po te kishim ne administraten shteterore njeres te ndershem, te zotē e te perkushtuar ne pune sa Arlindi, Shqiperia do te ishte si Zvicera. Ky vendim tregon se Drejtesia po futet ne binarë.

    Përgjigju
  • Bledi: 31/05/2023 13:24

    Shume mire vendim i drejte, biles ti japin edhe ndonje lek se gjynah, me mire te futen ne burg hallexhinjt dhe njerëzit e thjesht, bravo gjykata.

    Përgjigju
  • minushe: 31/05/2023 12:20

    sh mire ka bere per Arlindin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?